Shqipëri-Azerbajxhan, memorandum bashkëpunimi në turizëm

680
Sigal

Organizata Botërore e Turizmit: Të krijohen klasterat në sektorin e  Turizmit

Ministrja Gjermeni vizitë 2-ditore në Azerbajxhan

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni po zhvillon nje vizitë zyrtare 2-ditore në Baku, Azerbajxhan me rastin e punimeve të Konferencës së 57-të të Komisionit të Organizatës Botërore të Turizmit për Evropën. Në ditën e parë të vizitës, Ministrja Gjermeni ishte e pranishme në ceremoninë e çeljes së Panairit të 13 Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimit  (AITF 2014) në Azerbajxhan. Ministrja vizitoi stendat e këtij parairi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Z. Taleb Rifai e shoqëruar edhe nga Ministrat e turizmit të vendeve anëtare të UNËTO. Në këtë Panair marin pjesë rreth 300 kompani nga 38 vende pjesëmarrëse. Risia e këtij viti është pavioni I dedikuar për turizmin mjekësor.

Ministrja Gjermeni ndjoqi punimet e seminarit të organizuar nga OBT dhe Ministria e Turizmit dhe Kulturës së Azerbajxhanit mbi Zhvillimin Efektiv të Klasterave në sektorin e Turizmit. Në këtë aktivitet u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit mes të gjitha aktorëve. Bashkimi I sinergjive mes aktorëve publik dhe privat si një metodë që do të zhvillojë ekonomine e shkallës, do të rrisë produktivitetin dhe inovacionin dhe mbi të gjitha do të sigurojë rritjen e konkurueshmërisë së sektorit të turizmit. Gjatë  aktivitetit u vlerësua se produkti turistik është një amalgam aktivitetesh të cilat ngushtësisht lidhen dhe me sektorë të tjerë të ekonomisë dhe vetëm nëpërmjet formimit të klasterave në turizëm do të bëhet e mundur krijimi i destinacioneve turistike me oferte cilësore për vizitorët. Punimet e seminarit u drejtuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit z. Taleb Rifai dhe Ministri I Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit z. Abulfas Garayev.

                                                                                ****

Ministrja Eglantina Gjermeni u prit në një takim të vecantë nga Ministri I Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit z. Abulfas Garayev. Gjatë takimit bilateral palët ranë dakord të punojnë për hartimin dhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me terma konkrete për një periudhë 2-vjeçare. Ky memorandum bashkëpunimi do te fokusohet në organizmin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus turizmin dhe asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve të stafit. Memorandumi do të parashikojë edhe bashkëpunim mes universiteteve të dy vendeve tona, që pergatisin ekspertë në fushën e turizmit, organizimin e takimeve ndërmjet tour operatoreve të dy vendeve tona dhe shkëmbim informacioni dhe njohurish vecanërishit në fushën e promovimit. Ministrja Gjermeni vleresoi zhvillimin e sektorit të turizmit në Republikën e Azerbajxhanit, ku në një periudhë 5-vjeçare është trefishuar numri i turisteve. Ministrja e siguroi homologun Garayev për nënshkrimin dhe zbatimin e memorandumit përmes aktiviteteve konkrete