Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Shoqata e Bankave të Malit të Zi nënshkruajnë Memorandumin për partneritet dhe bashkëpunim

671
Sigal

Të mërkurën më 30
dhjetor 2016, përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe të
Shoqatës së Bankave të Malit të Zi (AMB) zhvilluan një takim për të nënshkruar
Memorandumin për partneritet dhe bashkëpunim. Z. Spiro Brumbulli, Sekretari i
Përgjithshëm i AAB dhe Z. Mirko Radonjić, Sekretari i Përgjithshëm i AMB, u
takuan në mjediset e AAB-së për këtë moment të rëndësishëm. Ky Memorandum
përcakton kornizën për bashkëpunim në të ardhmen në mes të dy shoqatave të
vendeve përkatëse, në mënyrë që të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin
e sektorit bankar në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Në fjalën e tij
përshëndetëse, z Brumbulli shprehu kënaqësinë e tij për organizimin e
ceremonisë së nënshkrimit të këtij Memorandumi, i cili synon në forcimin e
bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave. Në këtë kontekst, AAB është e angazhuar
për të konkretizuar shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës për zbatimit e
objektivave kryesore të këtij bashkëpunimit.

Z. Radonjić shtoi
se ai shpreson se të dy institucionet do të përfitojnë reciprokisht nga
memorandumi i nënshkruar, pasi do të jetë hapi i parë drejt arritjes së
qëllimeve të përbashkëta në fushën e edukimit financiar, trajnime dhe projekte
të tjera.

Gjatë takimit u
theksua rëndësia e bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh rajonal. Kjo
marrëveshje do të mundësojë kontributin e përbashkët në përmirësimin e imazhit
të sektorit bankar dhe rritjen e besimit të publikut në të, si dhe shkëmbimin e
përvojës profesionale. Gjithashtu një nga objektivat kryesore të memorandumit
është të analizojë legjislacionin bankar duke synuar përmirësimin e tij në
përputhje me standardet ndërkombëtare.