Raporti vjetor i Moody’s: Borxhi i lartë, në fundvit 73%

680
Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin e fundit “Qeveria e Shqipërisë”, theksohet se sfida kryesore është niveli i lartë i borxhit, që sipas parashikimeve në fund të vitit 2015 do të jetë 73%, ndërsa në vitin 2016 do të jetë në 70%.
“Kandidatura e Shqipërisë në BE ka nxitur luftën kundër korrupsionit dhe janë bërë zhvillime pozitive në sektorin publik. 
Megjithatë përshtatja institucionale me standardet e BE-së mbetet ende e tejzgjatur dhe ne presim që mjedisi i biznesit të mbetet i kufizuar”, – ka thënë Evan Vvohlman, autori i raportit të Moody’s.
Raporti vëren se treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm para zgjedhjeve parlamentare të 2013. Agjencia vlerëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja apo Banka Botërore. 
“Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e strukturës së brendshme të borxhit, i cili është i kufizuar nga një maturi e shkurtër mesatare dhe një mbështetje e lartë në sektorin e brendshëm bankar, i cili në vetvete është i ngarkuar me volumin e madh të kredive me probleme”, – theksohet në raport. 
Moody’s gjithashtu vlerëson se vazhdimi i reformës në sektorin energjetik, me mbështetjen e Bankës Botërore, është theblësore për përmirësimin e klimës së biznesit. 
Sigal