Qeveria bën sheikë oligarkët,  me përfitimet e çmimin e vajit!

439
Sigal

Rregullator goxha i fuqishëm në tregun ushqimor ka qenë Bordi i qeverisë Rama për përcaktimin e çmimeve.Duket se anëtarët e tij po e zbatojnë me përpikmëri funksionin e supozuar të uljes apo të mbajtjes së qëndrueshme të çmimeve të shportës së produkteve ushqimore bazë.

Ditën e sotme çmimi i vajit të lulediellit është rritur! Nga 299 Lekë/Litri që ishte deri para pak ditësh, sot ka shkuar në shitjen me shumicë në 317 Lekë/Litri një rritje me 18 Lekë për Litër.

Ndërsa në çmimin e pakicës, është shitur deri para pak ditësh me 305 Lekë/ Litri, ndërsa sot shitrt me 321 Lekë/Litri, një rritje me 16 Lekë për Litër.

Bordi i ngritur nga Rama me Akt Normativ përcakton monitorimin e përjavshëm të çmimeve për produktet, si: miell, vaj luledielli, sheqer dhe oriz.Prisni sa do shkojnë produktet e tjera…