Prof. Dr. Vangjel Kici: Shpiragu, Bulqiza dhe turizmi masiv, shumë zhurmë për asgjë, shqiptarët në skamje nuk bëjnë dot një ditë plazh

22
Sigal

Si mund të ketë turizëm efektiv kur 60% e popullsisë shqiptare nuk bën asnjë ditë plazh?!

Shpiragu, Bulqiza dhe turizmi masiv, shumë zhurmë për asgjë

  • -Qeveria i ka rënë fortë daulles për tre “Asgjë të Mëdha”. – Nafta e Shpiragut, – Hidrogjeni i Bulqizës, – Turizmi si prioritet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
  • – Nga ana e qeverisë, këtij zbulimi i është bërë një reklamë shumë e madhe, sikur gjoja u zbulua deti i naftës dhe i gazit.
  • -U propagandua sikur me Shpiragun varfëria shqiptare do të zhdukej.
  • -Në zbulime të tilla duhet të flasin specialistët kompetentë, jo politikanët!
  • – Pra, në Shpirag u zbulua gjoja deti i naftës shqiptare, kurse në Bulqizë u zbuluan gjoja rezervat më të mëdha në botë të hidrogjenit.
  • – Shtetit shqiptar i është kërkuar nga specialistët të investojnë në strukturën e cekët dhe të leverdisshme të Bodarit, por qeveria hesht!
  • – Bie në sy fryrja tej mase e zbulimeve nga të huajt dhe heshtet ndaj specialistëve të aftë shqiptarë!

Prof. Asoc. Dr. Vangjel Kici

Këtu do të shkruhen pak fjalë për naftën shqiptare.

  • Nafta, në thellësi të madhe në Shpirag, u zbulua në vitin 2001. Edhe sot, pas një çerek shekulli, ky vendburim akoma nuk është vënë në shfrytëzim! Por, nga ana e qeverisë, këtij zbulimi i është bërë një reklamë shumë e madhe, sikur gjoja u zbulua deti i naftës dhe i gazit, i cili do e përmbyste varfërinë e popullit shqiptar.

  • Nafta e Shpiragut, në thellësi të madhe dhe me kosto të lartë, mund të mos jetë rentabël (jo fitimprurëse për kompaninë). Na rroftë reklama e madhe, që është bërë deri tani për Shpiragun, por qeverisë kjo reklamë i shërbeu për të shtyrë vitet. Qeverisë i është propozuar, nga grupi im i gjeologëve, për kërkim nafte nga shteti shqiptar në strukturën e cekët dhe të leverdisshme të Bodarit, por qeveria hesht.
  • Pse u bë kjo reklamë shumë e madhe? Kjo reklamë u bë për të ngjallur shpresat pothuajse të vdekura të popullit shqiptar, dhe për të qetësuar shpirtin e revoltuar të poullit. Kjo reklamë shumë e madhe u bë për të ngritur në qiell kompanitë e huaja të naftës, sikur ato janë shpëtimi i Shqipërisë! Rënia e daulleve nga qeveria “Rama” na shpoi veshët, por kohët e fundit ka zëra, se madhësia e naftës së Shpiragut është drejt dështimit. Dhe ku ka zë- s’është pa gjë. Nafta e Shpiragut, në thellësi të madhe dhe me kosto të lartë, mund të mos jetë rentabël (jo fitimprurëse për kompaninë). Na rroftë reklama e madhe, që është bërë deri tani për Shpiragun, por qeverisë kjo reklamë i shërbeu për të shtyrë vitet. Qeverisë i është propozuar, nga grupi im i gjeologëve, për kërkim nafte nga shteti shqiptar në strukturën e cekët dhe të leverdisshme të Bodarit, por qeveria hesht. Shqiptare është kjo qeveri? Ndërkohë, shqiptarët e papunë dhe të varfër vazhdojnë të largohen nga Shqipëria….

Bulqiza

  • Ditët e fundit plasën njoftimet për zbulimin e hidrogjenit të pastër, në thellësitë e minierës së kromit në Bulqizë. Ky hidrogjen i pastër, i zbuluar nga profesorët francezë, mund të shërbejë për prodhimin e energjisë së pastër. Disa njoftime mediatike tregojnë se ky është zbulimi më i madh në botë i rezervave të hidrogjenit! Pra, në Shpirag u zbulua gjoja deti i naftës shqiptare, kurse në Bulqizë u zbuluan gjoja rezervat më të mëdha në botë të hidrogjenit. Bie në sy fryrja tej mase e zbulimeve nga të huajt!! Parashikohet se Shqipëria nga hidrogjeni do të bëhet shtet i pasur ekonomikisht, megjithëse Prof. Dr. Nick Gjergji, me një llogaritje të thjeshtë, tregon se të ardhurat e Shqipërisë nga hidrogjeni do të jenë një flluskë sapuni! I bëhet reklamë e madhe zbulimit të hidrogjenit nga profesorët francezë, kur të gjithë gjeologët e dinë, qysh nga koha e Mendelejevit, se masivët e serpentinizuar kanë prodhuar hidrogjen etj. Analizat kimike, të gazit natyror të minierës së kromit në Bulqizë (thellësia 1000 m), tregojnë përmbajtje të lartë hidrogjeni (82-84%), por ato, sipas Prof. Dr. Irakli Prifti, tregojnë edhe përmbajtje të propan, që është gaz nafte i lëngëzuar, dhe e ka formulën kimike C3H8. Analizat kimike tregojnë edhe përmbajtje të pentan, që është përbërës i benzinës, dhe e ka formulën kimike C5H12. Pse nuk shkruhet asnjë fjalë, prej nga vijnë këta gazra nafte në minierën e kromit në Bulqizë? Po ua them unë: Këta gazra vijnë nga vendburimi i mundshëm gjigant i naftës dhe i gazit, që duhet të ndodhet në gëlqerorët poshtë masivit të Bulqizës. Zbulimi i këtij vendburimi të mundshëm nafte dhe gazi do të çonte në zbulime të njëpasnjëshme në masivët e tjerë të shumtë, në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo naftë-gazmbajtje e madhe e pritshme do ta bënte vërtet të lumtur jetën e kombit shqiptar. Çuditërisht, për këto perspektiva madhështore nuk shkruhet asnjë fjalë, por i bëhet reklamë e madhe zbulimit të hidrogjenit, që është një vrimë në ujë! Pse? Sepse rezervat e mëdha të hidrogjenit janë të supozuara. Pra, ne fryjmë tej mase zbulimin e vogëlsirave (në këtë rast, hidrogjeni), dhe lëm në heshtje zbulimin e gjërave të mëdha (në këtë rast, gazrat e naftës).

Çuditërisht, për këto perspektiva madhështore nuk shkruhet asnjë fjalë, por i bëhet reklamë e madhe zbulimit të hidrogjenit, që është një vrimë në ujë! Pse? Sepse rezervat e mëdha të hidrogjenit janë të supozuara. Pra, ne fryjmë tej mase zbulimin e vogëlsirave (në këtë rast, hidrogjeni), dhe lëmë në heshtje zbulimin e gjërave të mëdha (në këtë rast, gazrat e naftës).

Këto të fundit, në një thellësi tjetër në Bulqizë, ndodhen në përqindje të lartë.

  • Kështu ndodh edhe me turizmin, që është caktuar nga qeveria “Rama” si prioritet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Prof. Dr. Alqi Naqellari, specialist ekonomist, me fakte dhe shifra ka shkruar se turizmi e çoi Shqipërinë drejt greminës. Ai ka postuar në Gazeta ‘Telegraf’ artikullin me titull: “Turizmi, prioriteti që gremisi Shqipërinë” ! Si mund të ketë turizëm efektiv kur 60% e popullsisë shqiptare nuk bën asnjë ditë plazh?!

Mendoj se për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duhet shtetëzuar nafta, gazi dhe minierat. Perspektiva është shumë e madhe. Nafta dhe gazi të jenë pronë vetëm e kombit shqiptar. Zbulimet e naftës dhe të gazit mund ta përmbysin shpejt varfërinë ekonomike të shqiptarëve në trojet e tyre. Vetëm kështu do i pritet rruga largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Pra, qeveria “Rama” i ka rënë fortë daulles për tre “Asgjë të Mëdha”. Këto “Asgjë të Mëdha” janë: 1- Nafta e Shpiragut; 2- Hidrogjeni i minierës së kromit në Bulqizë; 3- Turizmi si prioritet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Mendoj se për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duhet shtetëzuar nafta, gazi dhe minierat. Perspektiva është shumë e madhe. Nafta dhe gazi të jenë pronë vetëm e kombit shqiptar. Zbulimet e naftës dhe të gazit mund ta përmbysin shpejt varfërinë ekonomike të shqiptarëve në trojet e tyre. Vetëm kështu do i pritet rruga largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.