Prof. Alqi Naqellari: Depozitat e kursimit me afat në Shqipëri, në lekë dhe valutë janë ulur dhe nuk janë rritur. Njerëzve po u dridhet dora të blejnë një kokërr domate

432
Sigal

 

 

Në mediat vizive nuk reshtet pa bërë propaganda për rritjen ekonomike, për rritjen e depozitave me 10 miliardë euro dhe të kredive me 556 miliardë lekë, se shqiptarët konsumojnë 12 kg banane për frymë, tre herë më shumë se francezët që konsumojnë 4 kg për frymë: se shqiptarët shpenzojnë 7% të shpenzimeve të konsumit për bizhuteri, etj, etj. Ata që dëgjojnë këto lajme dhe lexojnë këto informacione mendojnë se në Shqipëri njerëzit hanë me lugë floriri, se në Shqipëri nuk ka fukarallëk, se njerëzit jetojnë të lumtuar. Në fakt me të dhënat e vetë shtetit shqiptar qëndron krejt e kundërta. Shqipëria jo vetëm që është vendi më i varfër në Europë, por është  edhe një nga vendet më të varfëra të botës. Është vendi që në vitin 2021 vdekjet ishin më të mëdha se lindjet.

Këto tregues që propagandojnë pa asnjë analizë ekonomike se viti 2021 ka qenë një nga vitet më të suksesshëm në Shqipëri, se në vitin e pandemisë covid-19 shqiptarët kanë kursyer më shumë se kurrë, janë plotësisht të gabuara. Pse këto konstatime alla -jes man janë plotësisht të gabuara dhe nuk shprehin asnjë të vërtetë në raport me realitetin shqiptar? E vërteta qëndron krejt ndryshe, sepse ne jemi vendi më i varfër i Europës dhe një nga vendet më të varfëra të botës. Në këtë shkrim nuk do merrem me kreditë, sepse është një kapitull më vete, por do merrem me depozitat, sepse kreditë duan një analizë më vehte. Besoj një ditë do ta bëj edhe këtë analizë.

  1. A janë rritur depozitat në Shqipëri në kohën e pandemisë dhe më tej në vitet 2020- 2021 e 2022?

Përgjigja është se televizionet shqiptare kanë propaganduar se ka pasur rritje të depozitave. Në fakt qëndron krejt e kundërta. Unë do ta provoj me shifra dhe fakte, me të dhënat e Raporteve Statistikore të Bankës Qëndrore dhe seritë e INSTAT që nuk është ashtu si e kanë propaganduar dhe si e propagandojnë edhe në ditët e sotme televizionet shqiptare dhe analistët pro qeveritarë, që përfitojnë miliona lek paga në muaj. Në Shqipëri jo vetëm që nuk ka pasur rritje të depozitave sikundër thuhet se janë rreth 10 miliardë euro, por depozitat në Shqipëri janë ulur. E keqja është se nuk janë ulur vetëm depozitat në lekë, por janë ulur edhe depozitat në valutë, normat bazë të të cilave nuk përcaktohen nga BQ-ja, por përcaktohen nga BQE dhe nga FED-i Amerikan. Ti marrim me rradhë dhe të provojmë se depozitat në Republikën e Shqipërisë nuk janë rritur, por, përkundrazi janë ulur. Bashkarisht, le t’i paraqesim, duke u mbështetur në të dhënat e Raporteve Statistikore të Bankës Qëndrore të Shqipërisë dhe të gjitha serive të INSTAT(ëëë. instat.gov.al).

 

  Depozita gjithsej, milion All % e rritjes depozitave totale % e rritjes së llogarisë rrjedhëse dhe e depozitave pa afat gjithsej % rritjes së depozitave me afat/ depozitave gjithsej % e rritjes së parasë jashtë banke % e depozitave me afat(All)/depozitave në All gjithsej % e depozitave me afat(valutë)/depozitave gjithsej në valutë Depozita në All/ totalit të depozitave % Depozita në valutë/ totalit, të depozitave % Llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat gjithsej/ totalit të depozitave
2010 785,225.00         80.4 76.7 52.1 47.9 21.4
2011 875,226.30 11.5 0.53 14.4 -0.07 81.9 79.5 51.7 48.3 19.3
2012 930,702.80 6.3 5.35 6.6 -1.14 81.4 80.3 51.2 48.8 19.1
2013 950,088.30 2.1 16.24 -1.3 3.21 80.4 75.9 52.0 48.0 21.7
2014 977,420.70 2.9 37.22 -6.7 9.44 73.1 68.7 51.6 48.4 29.0
2015 987,523.40 1.0 22.54 -7.8 5.94 68.9 60.8 50.0 50.0 35.2
2016 1,014,047.50 2.7 25.54 -9.7 8.16 61.8 52.5 48.1 51.9 43.0
2017 1,001,670.70 -1.2 6.32 -6.9 10.37 58.6 49.4 47.3 52.7 46.3
2018 988,842.10 -1.3 6.24 -7.8 0.00 55.4 45.7 46.1 53.9 49.8
2019 1,027,252.90 3.9 13.10 -5.3 5.86 50.2 42.1 45.4 54.6 54.2
2020 1,112,433.00 8.3 18.90 -4.3 18.24 43.5 37.8 46.5 53.5 59.6
2021(11) 1,185,942.70 6.6 13.46 -3.5 4.45 41.0 33.1 44.7 55.3 63.4

Burimi. Raportet Statistikore të Bankës Qëndrore të Shqipërisë.

Në këtë analizë po paraqes vetëm shifra jo absolute, por relative.

A janë rritur depozitat e kursimeve në vitin 2020, si viti i pandemisë covid-19?

Të gjitha mediat kanë reklamuar se shqiptarët kanë rritur kursimet në vitin e pandemisë nga frika  dhe siguria për të ardhmen. Në fakt ky nuk është një konstatim i vërtetë, sepse depozitat me afat nuk janë rritur. Më poshtë po i analizojmë me rradhë të gjithë elementët e strukturës së agregatëve monetarë nga M1 deri te M3.

  1. b) Depozitat gjithsej a janë rritur? Përgjigja është Po. Por është rritur stoku i tyre dhe shtesat në depozita. Askush nuk ka të drejtën që të thotë se në Shqipëri depozitat janë 10 miliardë euro. 10 miliardë është stoku dhe jo rritja e tyre. Rritja e tyre në total nuk tregon se janë rritur depozitat me afat, por përkundrazi janë rritur depozitat pa afat.

Kanë ardhur në rritje. Është e vërtetë, por në depozita përfshihet një grup elementësh. Përfshihen depozita pa afat dhe depozita me afat. Në depozitat pa afat janë ato depozita, që përfshihen në agregatin M1 që do të thotë se janë pa asnjë kufizim në tërheqje njësoj si llogari rrjedhëse. Kështu vetëm depozitat me afat janë ato që përdoren për të dhënë kredi ose për të blerë instrumente financiarë.

Shikoni më poshtë sesi janë rritur depozitat, jo ato duke përfshirë jo depozitimet e reja, por duke marrë edhe shtesat nga normat e interesit.

Kjo diagramë tregon realitetin sesi janë rritur depozitat pavarësisht nga depozitat e reja. Me këtë diagramë gjithkujt i lind pyetja nëse kemi apo jo shtim të depozitave në Shqipëri?

  1. c) Cila është dinamika e shtesës së depozitave me afat në Shqipëri? A janë rritur depozitat apo jo, siç propagandohet nëpër televizionet shqiptare?

Ky diagram paraqet saktë dinamikën e depozitave në lekë dhe në valutë të depozitave me afat. Siç shikohet depozitat kanë ardhur në rënie dhe jo në rritje. Kjo rënie është e lidhur me rritjen ekonomike. Depozitat rriten kur ka rritje ekonomike, po në këtë rast që depozitat janë në rënie a kemi rritje ekonomike??? Përgjigja është e thjeshtë: me këto shifra nuk kemi asnjë përqind të rritjes ekonomike. Po pse themi që kemi rritje ekonomike? Cilët janë treguesit që e plotësojnë këtë tregues?

Këtë tregues e plotësojnë elementët e tjerë, siç janë paratë jashtë banke dhe depozia pa afat dhe llogari-rrjedhëse. Këto elementë janë tregues i pjesës së informalitetit të ekonomisë. Kjo do të thotë se nëse ekonomia shqiptare është rritur, është rritur për llogari të elementëve jo formalë, është rritur nga elementët e treguesve që tregojnë shkallën e informalitetit.

 

Tabela tregon dinamikën e depozitave me afat në lekë dhe valutë në raport me rritjen e parasë jashtë banke. Nëse depozitat me afat në lekë dhe valutë kanë ardhur në rënie, paratë jashtë banke kanë ardhur në rritje. Pikërisht ky tregues i informalitetit ka ndikuar në rritjen e ekonomisë shqiptare, në mbajtjen stabël të kurseve të këmbimit dhe të treguesve të tjerë makroekonomikë.

Shuma e depozitave totale në lekë nga 2010 deri në 2021(tetor) është rritur  me 129.4%: llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat janë rritur 388%, pra rreth 4 herë, si asnjë vend i botës, paraja jashtë banke është rritur 84.5%. Nëse shikojmë treguesit e valutës janë thuajse të njëjta me ato në lekë. Kështu Depozitat gjithsej në valutë janë rritur me 74.6%, ndërsa llogaria rrjedhëse dhe depozitat pa afat në valutë janë rritur  5 herë, shifër kjo më e lartë se ajo në lekë.

Depozitat me afat në lekë në vitin 2021(tetor) janë sa 66% e depozitave të vitit 2010, depozitat me afat në valutë në vitin 2021(tetor) janë sa 75.3 % e depozitave të vitit 2010. Me këto të dhëna a mund të themi se kemi rritje të depozitave?

Turp dhe faqja e zezë e këtyre televizioneve shqiptare që na tregojnë se edhe në kohë pandemie shqiptarët paskan rritur kursimet. Kursimet e fukarenjve shqiptarë jo vetëm që nuk janë rritur, por janë ulur. Me këto paga të televizioneve dhe të bankave as mund të mendohet që shtresa e mesme e shqiptarëve të kursejë. Mund të kursejnë milionerët e mediave, bankave, firmave të DTM-së  etj, por jo njerëzit e thjeshtë. Rrogat janar dhe janar- prill 21 treguan kalbësirën dhe informalitetin e ekonomisë shqiptare dhe jo një ekonomi të qëndrueshme. Nuk ka ekonomi të qëndrueshme që mbështetet në turizëm dhe shërbime.

Konkluzion. Depozitat në total janë rritur nga depozitat pa afat dhe jo nga depozitat me afat, si në rastin e depozitave me lekun shqiptar ashtu edhe me depozitat me valutë me afat.

=Rrritja ekonomike nuk ka siguruar rritje të depozitave, përkundrazi, rritjen ekonomike e ka siguruar rritja e ekonomisë informale, e cila e gjen shprehjen e vet në rritjen e parave jashtë bankave dhe të llogarive rrjedhëse.

=Ekonomia informale ka mbajtur kursin e këmbimit në një status-quo, që ka ndikuar negativisht në rritjen e eksporteve dhe ekonomisë në përgjithësi, por me ndikim për rritje të importeve dhe goditjes së elementëve të brendshëm progresivë në interes të fuqisë prodhuese shqiptare.

=Askush nuk ka të drejtë pa analiza të nxjerri konkluzione të gabuara, për të treguar sesa shumë punokërka kjo qeveri në interes të popullit shqiptar. Vendi më i varfër i Europës dhe nga vendet më të varfëra në botë nuk mund të ketë rritje të kursimeve dhe kredive në kohë pandemie, rritje të shpenzimeve për bizhuteri dhe për konsum bananesh. Ne mund të jemi kampion të botës në shpenzimet për ilaçe dhe gjilpëra, për shërbime mjekësore dhe jo për bizhuteri e banane. Njerëzve sot u dridhet dora të blejnë një kokër domate dhe jo më të mendojnë të kursejnë.