Përdorimi i parasë elektronike zgjerohet me 22.2 % gjatë 2018-s

700
Sigal

Megjithëse ende në nivele të ulëta, përdorimi i parasë elektronike si mjet pagese u rrit me ritme dyshifrore vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë terminalet për përdorimin e kartave me para elektronike, të cilat vijojnë të paraqesin ritme rritëse në masën 22.21%, krahasuar me fundin e vitit 2017. Nxitja e përdorimit të instrumenteve të parasë elektronike vlerësohet të ketë ndikim në përfshirjen financiare të popullsisë, duke mundësuar aksesin në shërbime bankare (hapjen e një llogarie paraje elektronike dhe zotërimin e një karte të parapaguar) nga kategori të popullsisë pa akses në shërbime të tjera, si për shembull nuk janë pagamarrës. Gjatë vitit 2018, vihet re një rritje me 4.46% e emetimit të kartave të debitit dhe me 9.47% e kartave të kreditit. Gjithashtu, përdorimi në treg i kartave me funksion paraje elektronike ka paraqitur ritme të shpejta rritëse, gjatë vitit përkatësisht, me 24.67%.
Nga përdorimi i kartave bankare në terminalet ATM dhe POS, rezulton se, peshën kryesore të transaksioneve të procesuara me karta e zënë tërheqjet cash nga ATM-të, tregues ky i një ekonomie ende me përdorim të lartë të cash-it. Gjatë vitit 2018, ndryshe nga viti i kaluar, vërehet një rritje në numrin dhe vlerën e pagesave me karta në POS-e fizike dhe virtuale, përkatësisht me 22.40% dhe me 15.82%. Në terma relativë, numri i pagesave të kryera me karta të parapaguara arrin deri në 5.60% të pagesave me karta debiti dhe krediti, dhe krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje të pagesave me këto karta prej 20.57%. Përdorimi i ulët i kartave si mjet pagese në terminale reflekton nivelin e familjarizimit të publikut, edukimin e ulët financiar, si dhe infrastrukturën e kufizuar të POS-eve nga ana e bizneseve.

Produktet e parasë elektronike, bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullativ të Bankës së Shqipërisë, ofrohen dhe nga institucionet financiare jo banka të licencuara si institucione të Parasë Elektronike. Aktualisht, në tregun shqiptar operojnë dy institucione të tilla. Gjatë periudhës mars – dhjetor 2018, këto institucione së bashku kanë kryer një volum prej afërsisht 1.78 milionë pagesash me para elektronike, me një vlerë prej 4,5 miliardë lekësh.

Teksa rritet përdorimi i parasë elektronike vihet re se gjithnjë e më shumë numri i transaksioneve fizike. Në transaksionet me para fizike (cash) të kryera nga klientët në sportelet e bankave, për vitin 2018, vihet re një ulje në numër krahasuar me një vit më parë. Këtë vit është shënuar një ulje e lehtë e transaksioneve në arkë me 5.48% në terma të numrit dhe një rritje e lehtë me 0.82% në terma të vlerës, krahasuar me një vit më parë./Monitor