Pas dy shteteve të fuqishme, Shqipëria bëhet vendi i tretë në Europë që njeh me ligj monedhat virtuale

488
Sigal

Në përfundim të seancës së sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për të njohur monedhat virtuale. Shqipëria kthehet kështu vendi i tretë ne Europë që do t’i hapë rrugë përdorimit të monedhës virtuale, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat.

Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë këmbimi.

Përfituesit kryesor nga krijimi i një tregu të ri do të jenë ata që edhe më herët kanë besuar në monedhën virtuale. Kthimi në biznes të mirëfilltë, shihet si fitimprurës, në një kohë që kapitali aktual i kriptomonedhave përllogaritet në shifrën e 260 miliard dollarëve.

Pas miratimit në Parlament dhe botimit në fletoren zyrtare, ky projektligj hyn në fuqi më 1 shtator 2020. “Monedha virtuale”, përfaqësim digjital i vlerës, i cili përdoret si mjet shkëmbimi, instrument pagesash, njësi llogaritjeje ose rezervë vlere.