Nuk ndryshon norma e interesit/ Sejko: Rigjallërim gradual i ekonomisë

661
Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike më të lartë se ajo e një viti më parë dhe vlerëson se luhatjet në disa tregues ekonomikë janë kalimtare. Guvernatori Genti Sejko doli para medias këtë të enjte, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Ai tha se Këshilli vendosi të mbajë të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind.
Për Guvernatorin, ulja e kredive të këqija është një tregues pozitiv që do të ndihmojë në rigjallërimin e këtij sektori. Banka e Shqipërisë pret që në muajt në vazhdim të kemi një gjallërim gradual të ekonomisë, ndërkohë që vijon të mbetet nën vëzhgim situata në Greqi. Guvernatori Sejko tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të reformave strukturore në fushën e ekonomisë.
Sigal