Mbi 97 mijë persona dalin të papunë

350
Sigal

Zgjedhjet mbaruan, varfëria u shtua, shqiptarët duan të ikin. Sipas INSTAT, nga Shqipëria në 8 vite, janë larguar 360 mijë qytetarë, ku 76% nga papunësia, 60% nga varfëria ku mbi 33% e të papunëve  janë të rinj. Nga 97 mijë të papunë që dolën deri në marsin e 2021, vetëm për 15% të tyre ka hapsira për punësim

 

Rama mori timonin, varfëria u shtua, shqiptarët ikin

Dalin të papunë mbi 66 mijë persona

  • 97 mijë të papunë  të raportuar nga të dhënat administrative në fund të marsit 2021
  • 13821 persona u regjistruan rishtas si të papunë vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021
  • Mbi 47 mijë persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 të papunë
  • Mbi 37 mijë persona, dolën të papunë prej të cilëve 33% ishin të rinj sipas Anketës së Forcës së Punës
  • Mbi 12,744 persona u regjistruan për punësim në muajin prill 2020

 

Stoku i të papunëve, sipas të dhënave administrative, shënoi nivelin më të lartë në tremujorin e parë 2021 që nga viti 2016.

 

Sipas INSTAT, nga Shqipëria në 8 vite, janë larguar 360 mijë qytetarë në dekadën e fundit, ku 76% nga papunësia dhe 60% nga varfëria.

 

Numri i personave që kërkojnë të punësohen nga Zyrat e Punës shënoi rritje të shpejtë gjatë pandemisë Covid-19, nga marsi 2020 në marsin 2020.

Sipas Observatorit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjatë vitit të pandemisë, rreth 66,770 persona u regjistruan sërish në Zyrat e Punës në kërkim të punësimit. Numri i punëkërkuesve thuajse u dyfishua në krahasim me para pandemisë, teksa kulmi u shënua në muajin prill 2020, kur mbi 12,744 persona u regjistruan për punësim.

Stoku i të papunëve të raportuar nga të dhënat administrative shënoi rreth 97 mijë në fund të marsit 2021. Vetëm në tremujorin e parë të vitit rreth 13821 persona u regjistruan rishtas si të papunë.

Stoku i të papunëve, sipas të dhënave administrative, shënoi nivelin më të lartë në tremujorin e parë 2021 që nga viti 2016.

Në mars – prill 2020 ishin flukset më mëdha të regjistrimeve të cilat u nxitën nga kushtet e qeverisë për të përfituar nga paketat e ndihmës gjatë pandemisë. Kërkesat ranë disi me hapjen e ekonomisë dhe fillimin e sezonit veror, por regjistrimet nisën sërish me rritjen në muajin shtator 2020 e cila ka vijuar të jetë e lartë edhe për tre muajt e parë të vitit 2021.

Të dhënat e tjera nga Anketa e Forcës së Punës treguan se gjatë vitit 2020 humbën punën mbi 37 mijë persona, prej të cilëve 33% ishin të rinj.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, kur ndikimi i pandemisë në tregun e punës ishte më i mprehtë dolën të papunë rreth 47 mijë persona, mirëpo me ardhjen e sezonit turistik, punësimi nisi rigjallërimin, madje treguesit e punësimit shënuan përmirësim sidomos te të rinjtë. Me përfundimin e sezonit turistik dhe rikthimin e valës pandemike, mijëra të rinj e humbën sërish punën.

Performancën më të mirë në tregun e punës e kanë ata më pak të arsimuarit. Shkalla e papunësisë në këtë kategori ishte 9.9%, shumë poshtë papunësisë së përgjithshme që ishte 11.8% në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu kriza e shihet te ketë qenë më e butë në këtë nivel të arsimi, pasi statistikat zyrtare tregojnë se papunësia në këtë kategori u rrit me vetëm 0.2 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të brendshme, nga zyrat e punës, kërkesa për punë fokusohet më tepër në kategorinë e zejtarëve dhe zanatçinjve me 30% të totalit të vendeve të lira të shpallura, ndërsa oferta përbën 15% të totalit të të regjistruarve për këto vende.

Edhe pse për këtë kategori, kërkesa e tejkalon ofertën për punë, një pjesë e konsiderueshme e të papunëve nuk arrijnë të punësohen për shkak të moshës, arsimit dhe profesioneve specifike që ata kanë.

Kategoria e dytë me më shumë vende të lira janë profesionet elementare, me 22% të totalit të vendeve të lira të shpallura

Punëkërkuesit e papunë, të cilët janë pa profesion, përbëjnë rreth 19% të regjistrit të punëkërkuesit. Sikurse te profesionet elementare, përveç mungesës së vendeve të lira për punonjës të pakualifikuar, në këtë kategori 24% e punëkërkuesve të papunë trajtohen me ndihmë ekonomike.