Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit

313
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Marën, leku forcoi pozitat në raport me euron dhe me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 103,59 lekë, ose 0,20 lekë më pak. Euroja u zhvlerësua lehtë me 0,10 lekë dhe këmbehet me 123,28 lekë. Ndërsa monedha britanike forcoi pozitat me 0,05 lekë, më shumë se në fillim javë, për t’u ngjitur sot në kuotën e 143,71 lekëve.

Franga zvicerane humbi 0,03 lekë duke zbritur në vlerën 111,26 lekë.