Kursi i këmbimit/ Java mbyllet negativisht për Paundin dhe Dollarin. Nuk luhatet monedha europiane

349
Sigal

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme dhe konstante duke u blerë sërish edhe sot me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë sikurse një ditë më parë.

Paundi britanik ka humbur 0.3 pikë këtë të premte duke u blerë këtë të mëngjes me 138.3 lekë dhe duke u shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rënie prej 0.3 pikë këtë fund jave pasi është blerë sot me 104.4 lekë dhe është shitur me 105.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane blihet ditën e sotme me 114.3 lekë dhe shitet me 115.3 lekë, duke ruajtur të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë.SCAN