Hetimi i Konkurrencës për shërbimin spitalor do përfshijë gjithë vitin 2018

568
Sigal

Autoriteti i Konkurrencës ka ndryshuar vendimin për hetimin e përgjithshëm të shërbimit spitalor në vendin tonë. Nëse në fillim ishte vendosur, se në analizë do të merrej periudha janar 2016 – shtator 2018, tashmë më një vendim të dytë, Komisioni i Konkurrencës përcaktoi se hetimi do të shtrihet vetëm përgjatë gjithë vitit të kaluar. Ky hetim përfshin spitalet publike dhe private, si dhe një sërë institucionesh të lidhura me shëndetësinë. Në vendimin e tij, Komisioni cilëson se është e nevojshme që në analizë të jetë gjithë viti i shkuar, për të pasur një panoramë sa më të qartë të asaj çka është bërë. “Komisioni i Konkurrencës me Vendimin Nr. 552, datë 04.10.2018 ‘Për hapjen e procedurës së Hetimit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor’”, ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm në tregun e shërbimeve spitalore, për periudhën kohore nga 1 janar 2016 deri në 30 shtator 2018 dhe raporti i hetimit të përgjithshëm të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 6 muaj nga dita e çeljes së këtij hetimi. Për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin, bazuar në nenet 33 dhe 34 të Ligjit nr. 9121/2003 janë kërkuar të dhëna dhe informacion në mënyrë shkresore nga: Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale, Spitalet Bashkiake, Spitalet Private si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Për vlerësimin e konkurrencës në treg (vlerësimin e strukturave të tregut, kryerjen e analizës së sjelljes, kryerjen e analizave statistikore-ekonomike për të gjithë shërbimet shëndetësore), do të ishte i nevojshëm administrimi i informacionit për të gjithë vitin 2018 (1 janar-31 dhjetor 2018). Komisioni i Konkurrencës çmon se sigurimi i një informacioni të plotë për të gjithë periudhën kohore 2018, me qëllim analizimin e konkurrencës në tregun spitalor, është i domosdoshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive” thuhet në vendimin e Konkurrencës.