Konkurrenca fillon hetimin për rritjen e çmimeve të dizifektanëve dhe maskave

379
Sigal

Rritja e çmimit të disa materlialeve paramjekësore të tilla si masakat, akloli dizifektantët kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të hapë hetim paraprak të tregut për të parë nëse ka abuzim. Në një vendim të fundit Konkurrenca vlerëson se kjo erdhi pas ankesave të paraqitura dhe çka vuri në lëvizje atë për një monitorim.

“Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilatkërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga verifikimi në terren konstatohen se:, tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik) dhe rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive).

Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese tëndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi” nënvizon Autoriteti.

Lidhur me këtë konstatim u vendos hapja e një hatimi praprak të në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore. Ky hetim të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (1) të këtij vendimi, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.