Kompania “Gjikuria” Sh.p.k/ Si fitoi 100 milionë euro tendera dhe koncesione? Cilësia e punimeve dhe marrja në dorzim nga ARRSH

567
Sigal

 

Në Shqipëri është bërë i modës termi oligark, madje ai përdoret rëndomtë nga opozita, e cila çdo sulm ndaj firmave e lidh me biznesmenë që fitojnë tendera  pa fund nga qeveria.

Por sulmet nga podiumet e opozitës duken qartazi që janë selektive, pasi ato bëhen për interesa të caktuara, duke fshehur apo mbrojtur kompani që kanë fituar miliarda nga fondet e shtetit.

Një ndër këto firma që ka marrë tendera pafund është kompania “Gjikuria Sh.p.k”, e cila kohët e fundit ka fituar dhjetëra prokurime dhe ku pjesën më të madhe i ka përfituar në Tiranë dhe Vlorë.

Miliardat e fituara janë nga prokurimet publike ku Gjikuria i ka si subjekt më vete, por edhe në bashkëpunim me kompani të tjera. Kjo kompani duket se gëzon mbështetjen e segmenteve të caktuara të opozitës.

Tenderat e fituara dhe koncesioni i rrugës

Firma “Gjikuria” ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet.

Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, “Gjikuria” ka përfituar një shumë marramendëse për tenderat që shkojnë në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro.

Gazeta “Shqip” këtë hulumtim e ka bazuar te të dhënat zyrtare të dhëna nga Open Data. Pikërisht kjo kompani ka fituar tendera pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe që për këtë Basha hesht dhe e ruan nga rutina e tij e konferencave dhe shenjëstron vetëm një biznes të vetëm.

Tenderat e fituara

– Shoqëria Koncesionare  “Rruga Orikum – Llogara”- vlera e investimit 67,359,926 Euro

– Tendera të fituara si kompani “Gjikuria shpk” 743, 378, 477,20 lekë

Bashkia Tiranë

– Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00

– Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” –Blv. “Petro N. Luarasi”-Rruga “Taulantia”-Rruga “Ali Demi”-Faza I-  94,900,888.00

– Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”,  “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti” Faza I – 169909814.5

– Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Qemal Stafa” – rruga e “Dibrës” dhe rruga “Bardhyl” Lidhur- 161,221,244.00

Në bashkitë e tjera

– Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00

– Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagjja Potam   34160214.7

– Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ”Spiro Gjiknuri’, Himarë- 42,631,935.00

– Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00

– Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00

Tenderat e fituara në bashkëpunim me kompanitë e tjera

– Bashkia  Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, “Gjikuria” & “RT” – 30,561,535.5

– Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë – “Gjikuria shpk” dhe “Sinder Ab shpk” 16,748,769.00

– Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi “GJIKURIA”  & “4 A-M shpk”, 470,353,557.45

– Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I – “Ante Group”-“Gjikuria” 506,696,943.00

– “G.P.G. COMPANY SHPK” & “GJIKURIA SHPK” – 114,677,817

– Lushnjë- Rikonstruksion i shkollës  9-vjeçare “4 Dëshmorët” 41,463,186.00

– Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme “Shaban Çollaku” 73,214,631.00

– “BAJRAMI N. SHPK” – “GJIKURIA” – 5 tendera        198,272,498  lekë

Kontrata në Shëndetësi

– “Gjikuria SHPK” – Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër  27,372,487 lekë

– “Gjikuria SHPK” – “Arti SHPK”- 2 tendera vlera 222,094,827

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin  36,861,650.83 lekë

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50

Kontrata publike me Fondin e Zhvillimit Shqiptar

– Shtatë tendera për ndërtim të rrugëve në vlerën e 1,235,199,150 lekëve