FMN, Tuladhar: Reformat të rëndësishme për rritjen ekonomike

752
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të mëkëmbet gradualisht, dhe për këtë shumë e rëndësishme do të jetë shpejtësia e reformave të nisura nga qeveria. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, shefja e misionit të FMN-së për programin me Shqipërinë, Anita Tuladar thotë se ndonëse mekanizmi i Partneritetit Publik Privat sjell mundësi për financime dhe ekspertizën e sektorit privat, autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje në parashikimin e rreziqeve që sjellin kontratave të tilla.
‘Bordi miratoi këstin e pestë dhe të gjashtë më 17 shkurt. Ai vlerësoi performancën e mirë sipas programit dhe theksoi përparimin e bërë në reformën strukturore. Në veçanti bordi mirëpriti konsolidimin fiskal megjithëse vuri në dukje sfidat në fushën e grumbullimit të taksave. Ka patur gjithashtu përparim në fushën e menaxhimit të financave publike si përmbushja e detyrimeve ndaj bizneseve para afatit. Gjithashtu përparime janë shënuar në reformën në sektorin e energjisë, që ka sjell tashmë të ardhura në buxhet. Bordi theksoi gjithashtu se këto reforma duhet të vazhdojnë në të ardhmen dhe duhet të bëhen përpjekje për të zbatuar strategjinë për të ulur kreditë e këqija pasi kjo është shumë e rëndësishme për të rifilluar kreditimin e ekonomisë. Duhet të bëhen gjithashtu përpjekje për të zbatuar reforma të tjera strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit’ është shprehur Tuladar.
Sigal