Financat: Borxhi u rrit nga disbursimet dhe nënçmimi i lekut

860
Ministria e Financave ka konfirmuar shifrat e publikuara pak ditë më parë nga televizioni Ora News për rritjen e borxhit të jashtëm të vendit, bazuar në një raport të publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, stoku i borxhit të jashtëm ka arritur në rreth 441.1 miliardë lekë, duke shënuar vetëm në tre muaj një rritje prej 28.7 miliardë lekësh.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, dikasteri i Financave sqaron se rritja e nivelit të borxhit ka ndodhur nga efekti i disbursimeve, me efekt rreth 10.2 miliardë lekë dhe nga luhatjet e kurseve të këmbimit, me efekt rreth 18.6 miliardë lekë. Financat shpjegojnë se në këtë periudhë, leku shqiptar është nëncmuar kundrejt monedhave, në të cilat është marrë borxhi I jashtëm I vendit.
Sigal