Djegia e Pishë Poros?! Camorra apo Ndragheta, kush do të investojë risort panele apo…

57
Sigal

Nga Basir Çollaku

Zonat e mbrojtura, ndërtesat e trashëgimisë, objekte të cilat kanë një mbrojtje ligjore, hiqen nga kjo listë në mënyrën më të shpeshtë, në formë kriminale, në një skemë genocide për pasuritë tona kombëtare, nga djegia, nga zjarret. Zjarri fshin gjurmët, bën gati vendin, zhbën atë pyll formuar në dekada. Aty ku mund të hidhen qindra milionë euro e pastrohen miliarda të tjerë.

Zonat e mbrojtura, ndërtesat e trashëgimisë, objekte të cilat kanë një mbrojtje ligjore, hiqen nga kjo listë në mënyrën më të shpeshtë, në formë kriminale, në një skemë genocide për pasuritë tona kombëtare, nga djegia, nga zjarret. Në bregdet lakmia ka kaluar marrëzitë e çmenduritë dhe meqë nuk mund të marrësh sopatën e motosharrën, mbarohet punë me shkrepëse apo shishe benzine. Zjarri fshin gjurmët, bën gati vendin, zhbën atë pyll formuar në dekada.

Kam pyetur inxhinierë dhe ekspertë mjedisore nga më të mirët në vend për këtë tragjedi mbi natyrën nga duar njerëzish. Për ta është katastrofë dhe vështirë të gjendet kund ndonjë përgjegjës anonym, por ky zjarr më tha njëri prej tyre, do të nxjerrë tym më vonë, kur të nisin investimet. Lakmia e mafias së ndërtimit matanë detit, Camorrra dhe Ndrangheta, ka qenë aty për këto territore magjike të Vlorës. Aty ku mund të hidhen qindra milionë euro e pastrohen miliarda të tjerë. Kjo është një nga pistat ku nuk po shkon dot hetimi, por do të na e zbulojë më vonë investimi, nuk do të vonojë tepër .

Çfarë është apo ishte Pish Pora

Pish Pora ishte se tani u bë ish, një ndër masivet pyjore më të bukur të bregdetit shqiptar e njëkohësisht edhe më të mbrojturit, por u shkrumbua totalisht nga flakët. U deshën nëntë ditë për të zhdukur 900 hektare me pyje. Nuk ka asnjë dyshim se vlera e dëmit në të gjitha aspektet mund të kapë te paktën 50 milionë euro. 50 milonë euro është 10% e vlerës së investuar në pyje këto 5 vitet e fundit. Ka disa pyetje të mbetura deri më tani pa përgjigje, por brenda tyre janë shumë shkaqe të ndodhisë

Së pari

A mund të parandalohej zjarri?!

Sigurisht që po shpjegojnë ekspertët e mjedisit, njohës të mirë të çështjes. Si u mbrojt dhe u menaxhua me aq kujdes deri sa i erdhi ‘radha’ te digjet?! Kishte një super staf të kualifikuar e mbi të gjitha mjaft të përkushtuar që punonte papushim ditë e natë. Por puna e stafit u shumzua me zero. U dekurajua, ju hoq mbeshtetja logjistike. Me çfarë do të mbrohej pastaj gjithë ajo zonë pa mbështetjen e duhur dhe mjetet në dispozicion?!

Së dyti

Vetë zona a kishte infrastrukturë kundër zjarrit?!

Për këtë mjafton të shohim fotot satelitore të zonës. Që kur janë krijuar këto sipërfaqe pyjore, inxhinierët e talentuar të Shërbimit Pyjor shqiptarë e kanë parashikuar jo vetëm këtu por në të gjithë brezin pyjor bregdetar edhe situatën e zjarreve. Një nga mënyrat më të thjeshta, më efektive dhe me kosto minimale ka qenë ajo e ‘brezave mbrojtës’. Këto janë koridore toke nëpër pyll, pa drurë. Pra janë si rrugët e pa asfaltuara pak a shumë. Kjo është bërë për të patur mundësi për të ulur sa më shumë dëmitimin e pyllit, duke e izoluar zjarrin në parcela të vogla. Dhe nga fotot ajrore duket se zona ka qene mjaft mirë e organizuar në koridore të tilla. Pra do të mjaftonte një mjet i mekanizuar për të pastruar këto koridore nga halat dhe degët e rëna të pishave dhe zjarri do të ndalej aty. Mund të duhej që vende-vende edhe të priteshin drurë a filiza të mbirë në vite. Por kjo nuk do të kishte asnjë kosto krahasuar me humbjen e pyjeve të famshme të Pishë Poros. Eshtë çudi e madhe se si nuk janë përdorur brezat mbrojtës në këtë rast për izolimin e zjarrit.

Së treti

A ka interes per zhvillimin turistik kjo zonë?!

Sërish duke parë pamjet satelitore të zonës, ndryshe nga pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar, nga Vlora e deri në Velipojë që është nën kërcënimin e madh të erozionit, bregdeti këtu ka patur një dinamikë tjetër. Brezi ranor bregdetar këtu ka ardhur duke u shtuar. Kjo ka bërë që rëra të jetë mjaft e shkrifët. Për më tepër, syri i ‘zhvilluesit’ të risorteve turistike është ndjerë më i sigurt se kudo tjetër prej frikës së erozionit. Erozioni të shkatërron pronën, pra investimim. Kjo duke i shtuar edhe faktin që zona është pasuri publike, dmth ka dhe kosto të papërfillshme për ta përdorur për biznes. Nga pikpamja e zhvillimit turistik, po ashtu zona ka qene krejtësisht e lirë. Asnjë risort, asnjë strukturë turistike. Gjithë ajo hapsirë e mrekullueshme natyrore ka qenë e do të jetë nën syrin ziliqar të ‘investitoreve’, mafies, krimit të organizuar, pushtetarëve e politikanëve të lidhur me ta. . Pra, zona është një perlë e pashoqe e bregdetit Ardiatik, dhe ska asnjë arsye të ishte jashtë vëmendjes së investitorëve. Resort apo panele apo të dyja bashkë.

Së katërti

Po si ka mundësi që zona ka qenë shumë e përshtatshme për ta menaxhuar zjarrin, zjarrfikëset e rajonit dhe ndihma nga ajri ishin prezente dhe zjarri serish nuk u fik?

Nje trajner i zgjuar, nëse ka vendosur ta humbasë ndeshjen, e bën atë në mënyrë mjeshtërore. Nuk ka nevojë të flase a ti tregojë asgjë lojtareve të tij. Thjesht mjafton ti vendosë paksa ‘ndryshe’ në fushën e lojës, duke i bërë lëmsh nga rolet natyrale dhe rezultati do të jetë si do ai.

Nese kombinojmë pyejtje-përgjigjet e mësipërme nuk është e vështirë të kuptohet se pse është djegur zona me e bukur natyrore e bregdetit tonë.

Veçse, askush nuk duhet të çuditet nëse “krejt papritur” na shfaqet para syve projekti i hartuar vite më parë i ndërtimit të super-risortit turistik, e që po “krejt papritur” i erdhi fati në derë që kjo “tokë meqenëse është e djegur, më mirë ta përdorim pr turizëm se të rrije kot ashtu si shkretetire”. E thjeshtë fare pra. Në fillim bëjmë projektin, pastaj i vëmë zjarrin pyllit që të sajojmë arsyen dhe në fund zbatojmë projektin që duam. Thjesht “një pikë e vockel” nga pasuria jone publike është, 900 hektare. Asgjë më shumë. Ka ndonjë arsye tjetër?! Ne kemi Mafian te Porta gjithnjë gati të rrëmbejë, plaçkisë e vrasë, njerëz, prona, të ardhmen..Pushteti është bërë palë dhe ortak me të.