Bizneset do i pagujanë fermërët në bankave për të mos “u djegur” nga kompesimi

939
Drejtoria e e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar bizneseve që kanë bashkëpunim me fermerët, ndryshimin e fundit ligjor në Udhëzimin Nr. 23, datë 07. 09. 2015 “Për një shtesë në udhëzimin nr. 19, datë 03. 11. 2014, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar” botuar në fletoren zyrtare nr. 157, datë 11. 09. 2015, në fuqi me botimin në fletoren zyrtare. Me këtë udhëzim është bërë një shtesë në nenin 9 ”E drejta e zbritjes së TVSH-së së kompensuar”, pika 3. Sipas kësaj shtese përcaktohet se, citojnë tatimet: “Personi i tatueshëm blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20 % të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit”. Sipas udhëzimit fillestar, blerësi, person i tatueshëm, për çdo furnizim të produkteve bujqësore, të marrë prej fermerit, lëshon një faturë tatimore me TVSH sipas formatit të miratuar të faturave nga organi tatimor, në të cilën evidenton si shitës, shitësin fermer (prodhues bujqësor), NIPT-in e fermerit dhe të dhënat e tjera të kërkuara sipas faturës. Vlera totale e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit fermer, përfshirë normën e kompensimit e cila është 20 %. TVSH-ja e shënuar në faturë prej 20% përbën normën e kompensimit të fermerit. Kompensimi i akorduar i paguhet fermerit nga blerësi, person i tatueshëm, përkundrejt furnizimeve të kryera. Norma e kompensimit aplikohet mbi çmimin pa TVSH.Kjo skemë e kompensimit të TVSH-së, ndërsa ka qenë pozitive për të nxitur bujqësinë vendase dhe zëvendësuar importet, pasi nxiti supermarketet të furnizoheshin me produkte vendase, është “fajësuar” nga ministri i financave si një nga arsyet që ka ndikuar në uljen e të ardhurave të TVSH-së (TVSH-ja nga produktet e importit vilet më kollaj, sepse parapaguhej në doganë) .

Nga 1 janari 2016 fermerët s’mund të shesin vetë nëpër tregje
Nga 1 janari 2016, asnjë fermer nuk do të lejohet më që të shesë vetë prodhimin e tij ne tregjet me pakicë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ata do të mund t’i sheshin prodhimet vetëm te tregtarët apo në pikat e grumbullimit. Këtë gjë do ta bëjnë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë. Ky kod do të jetë pa pagesë dhe do të shërbejë si dokument për origjinën e mallit, për të cilin tregtari do t’i pajisë fërmerët me një auto-faturë. Fermerët që nuk pajisen me kod, pas 1 janarit 2016 do të kenë penalitete. Formalizimi i fermerëve është pjesë e aksionit të qeverisë kundër informalitetit.
Sigal