Bien të ardhurat në dogana, tetori rekord për importin e kafes dhe cigareve

344
Sigal

Të ardhurat nga sistemi i Doganave shqiptare kanë pësuar tkurrjen më të madhe që nga viti 2017.

Referuar të dhënave zyrtare në këtë periudhë u regjistruan 123.7 miliardë lekë, duke reflektuar një rënie prej 13 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por pavarësisht periudhës së pandemisë, cigaret dhe kafeja janë mallra që nuk reflektojnë këtë krizë. Vetëm gjatë muajit tetor janë importuar 980 ton kafe, me një rritje prej 377 ton krahasuar me muajin paraardhës.

E njëjta situatë raportohet edhe në sasinë e cigareve të importuar gjatë këtij viti, ku në muajin që lamë pas është shënuar sasia më e lartë e importuar e këtij produkti prej 280 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë edhe sasia e cigareve dhe kafesë ka shënuar rënie. Referuar dhjetëmujorit të 2019, importi i kafesë ka rënë me 415 ton ndërsa cigaret me 275 ton.

Karburantet ndërkohë kanë shënuar rritje me mbi 8 mijë ton, duke regjistruar të ardhura në nivelin e 27 miliard lekëve. Muaji prill që korrespondon dhe me muajin që ekonomia u mbyll plotësisht ka performancën më të dobët pasi ka arritur të mbledhë vetëm 8.9 miliardë lekë.