Banka e Shqipërisë: Shiten 10,2 miliardë lekë bono thesari

757
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, shiti me ankand 10.2 miliardë lekë bono thesari, me afat maturimi 12 dhe 6 mujor. Ndërsa kërkesa totale e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankande ishte 11.75 miliardë lekë. Sipas BSH-së, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes minimal prej 3.21%, duke ruajtur të njëjtën vlerë sa në ankandin pararendës. Ndërkohë, bonot me maturim 3 mujor regjistruan një minimum të ri historik prej 2.63%. Tregu i brendshëm vazhdon të ofrojë likuiditetit të lartë në sistemin bankar duke reflektuar mirëkapitalizim të tij dhe mundësi për rritjen e kreditimit.
Sigal