AKU në shërbim të oligarkëve, bllokon 14.5 ton birrë gjermane në Durrës

502
Sigal

Një sasi prej 14.5 ton birrë me origjinë gjermane është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe dogana Durrës.

Sasia e birrës kishte ardhur tranzit nga Italia dhe destinacion kishte Shqipërinë. Arsyeja e bllokimit është mungesa e dokumentacionit konkretisht raport-analiza e produktit.

Aktualisht sasia e mallit ndodhet në magazinë e doganës së Durrësit dhe i është lënë afat për plotësimin e dokumentacionit.

Sikundër raportohet produkti nuk është sekuestruar, por është bllokuar përkohësisht.