Ahmetaj, nënshkruan marrëveshjen: Kina grant prej 1.5 milion euro për Shqipërinë

711
Shkëmbimet tregtare midis Kinës dhe Shqipërisë gjatë 2014 kanë qenë në nivelin e 427 milion dollarëve me nje tendencë për tu rritur në vitet në vijim. Ministri Zhvillimit Ekonomik deklaroi se tendeca është që ky nivel të shtohet duke parë interesin e kompanive kineze për tregun shqiptar. Kina I dha Shqipërisë një grant prej 1.5 milion eurosh
Shkëmbimet tregtare Shqipëri- Kinë po shkojnë drejt rritjes ndërkohë që interesi më I madh është për ndërtimin e rrugëve dhe porteve.Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj deklaron se gjatë 2014 shkëmbimet kanë kapur vlerën e 427 milion dollarëve.
Arben Ahmetaj: Shkëmbime që arritën vlerën e 420 mln dollarëve në vitin 2014. Mbetet jo vetëm shumë larg potencialit, por edhe nuk i përgjigjet intesitetit me të cilat dy qeveritë po bashkëpunojnë. Në të njëjtën kohë është për tu theksuar interesi i madh i kompanive kineze për realizimin e disa projekteve të rëndësishme.
Ambasadorja kineze në Shqipëri kërkoi konkretizim të marrdhënieve tregtare midis dy vendeve tona.
“Qeveria kineze ka dëshirë dhe interes në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe inkurajon kompanitë kineze të jenë pjesë e ekonomisë. Dëshirojmë që marrëdhëniet e mira politike të pasqyrohen edhe në bashkëpunimin ekonomik”
Ministri Ahmetaj dhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri nënshkruan “Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik e Teknik”, në kuadër të cilit Shqipëria mori një Grant prej 10 milion Yuan ose 1.5 milion euro
Sigal