Administrata shtetërore i ka borxh 637 mln. euro OSHEE

Qytetarët arrestohen se nuk paguajnë dot dritat, një nënë nga Fieri humbi jetën nga të ftohtit në janar se OSHEE i preu dritat, ndërsa shkollat u mbyllën se nxënësit nuk kishin ngrohje. Por një gjë e tillë nuk ndodh me zyrat e administratës, të cilat i kanë OSHEE 800 miliard lekë borxhe. Shtrenjtimi i energjisë po falimenton bizneset

 

Sigal

Ndërkohë që 28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit shteti bën sehir dhe nuk i paguan, madje arreston qyetarët që në pamundësi nuk i paguajnë.Ndërkohë që kjo pamundësi po i shtyn qytetarët të marrin dhe vendime ekstreme që shkojnë deri në vetëvrasje. Teksa  kjo qeveri premton se nuk do lihet asnjë familje në errësirë për faktin se nuk paguan dot energjinë, qytetarët lihen në harresë duke u përsëritur drama e dhënies  fund të jetës.Raporti i Komitetit të Energjisë tregoi se  shqiptarët i paguajnë dritat 63% më shtrenjtë europianët.

Stoku

Familjarët janë grupi i vetëm ndër katër të marrë në vlerësim që edhe gjatë vitit 2021 kanë vijuar të ulin borxhin që kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.Të dhënat zyrtare për ecurinë e sektorit në vitin që lamë pas tregojnë për një rritje të stokut të detyrimeve të prapambetura me rreth 3.7 për qind në raport me fundin e vitit 2020.Ky stok shënonte në fund të dhjetorit 2021 një vlerë mbi 78 miliardë lekë (637 milionë euro) ndërkohë që në 2020 ishte 75. 6 miliardë lekë. Qysh nga nisja e mbajtjes së këtij bilanci kjo është vlera më e madhe që ka arritur ndonjëherë stoku i detyrimeve të prapambetura.Por cilat janë në fakt kategoritë që kanë rritur stokun dhe kontributi i secilës në këtë rezultat?Mbajtësit e shumicës së këtij stoku janë kategoria e familjarëve por që prej vitit 2014 kanë vazhduar të kenë një ulje të qëndrueshme por modeste kjo edhe si rezultat i aktmarrëveshjeve në fuqi të cilat kanë janë disavjeçare. Në fund të vitit 2021 stoku për familjarët ishte 46.5 miliardë lekë apo 0.5 për qind më pak sesa në fund të vitit paraardhës.Nga ana tjetër insitucionet jo buxhetore që janë kryesisht shkollat, spitalet, ndërmarrjet e ndriçimit të qytetit e një sërë institucionesh të tjera kanë çuar stokun në 15.7 miliardë lekë apo me një rritje 15.4 për qind në raport me fundin e vitit 2020.Grupi tjetër ku janë institucionet buxhetore kanë pasur gjithashtu rritje të stokut me rreth 600 milionë lekë. Në fund të vitit 2021 ky stok detyrimesh karshi kompanisë së shpërndarjes së energjisë arriti 4.7 miliardë lekë.Kategoria tjetër që ka pasur rritje të detyrimeve të energjisë ka qenë ajo private ku bëjnë pjesë bizneset. Këta të fundit kanë rritur gjithashtu stokun e detyrimeve ku sipas të dhënave deri në fund të dhjetorit 2021 niveli i regjistruar ishte 11.3 miliardë lekë. Rritja në raport me një vit më parë ishte me gati 300 milionë lekë apo 2.6 për qind.

 

Energjia në 2021, Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë sesa konsumi, eksportoi rreth 1/3 e sasisë

Shqipëria prodhoi vitin e shkuar 8.9 milionë MËh energji.Kjo sasi është 6.5 për qind më e lartë sesa konsumi total në vend, i cili u luhat në pak më shumë se 8.4 milionë MËh. Në 2021-in, kur prodhimi ka tejkaluar konsumin, paratë e shpenzuara për blerjet në tregun e lirë deri në mes të dhjetorit 2021 ishin rreth 225 milionë euro një shifër rekord kjo e shpenzuar ndonjëherë për blerje energjie.

Pavarësisht vitit të vështirë, të njëjtat të dhëna zyrtare tregojnë se nga linjat e interkonjeksionit nga vendi ynë ka dalë një sasi prej 2.8 milionë MËh energji. Në totalin e prodhimit llogaritet të jetë eksportuar rreth 1/3 e kësaj sasie apo 31.2 për qind, kryesisht në pjesën e parë të vitit kur kishte reshje të bollshme.

Një panoramë e tillë jo në pak raste ka ngritur pikëpyetje për mënyrën si është menaxhuar situata por qeveria ka argumentuar se ndikimi kryesor i ekspozimit financiar për blerje energjie gjate 2021 ka ardhur si pasojë e zhvillimeve në tregjet e huaja dhe presionit të çmimeve stratosferike në bursa, në gjysmën e dytë të vitit.

Shqipëria si një importues neto i energjisë, zakonisht furnizimin e vet në kohë të vështira e bazon në tregjet jashtë, por këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës për energji nën efektin e post-pandemisë, futjes në fuqi të certifikatave të gjelbra për disa prodhues në Europë, prodhimit më të ulët historik në disa dekada nga eolikët, çmimet në këto tregje arritën nivele të jashtëzakonshme ku gara ishte te sigurohej energji, pavarësisht kostos.

Prodhimi, pesha e palëve

Konkretisht vetë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar 5.3 milionë MËh. Ndërkohë që ka kaluar tek Furnizuesi i Shërbimit Universal(pjesë e OSHEE) 3.9 milionë MËh apo rreth 47 për qind e konsumit.Rreth 26 për qind e prodhimit vendas që është injektuar në tregun vendas ka ardhur nga prodhuesit me përparësi të energjisë që janë hidrocentralet deri në 15 MË të cilëve Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble energjinë me një çmim që vendoset çdo vit sipas metodologjisë që ka në bazë bursën hungareze. Po kështu një sasi minimale energjie prej 40 mijë MËh blihet po nga FTL nga fotovoltaikët me një çmim 76 euro MËh.Ajo që ka bërë diferencën në gjithë këtë panoramë ka qenë blerja nga tregu i lirë i cili nga shtatori në dhjetor kishte çmime jashtëzakonisht të larta mbi 350 euro MËh. Nga tetori kur qeveria nxori vendimin për shpalljen e emergjencës në furnizim, prodhuesit e pavarur ku bëjnë pjesë prodhues me kapacitet mbi 15 MËh të tillë si Devoll Hydropoëer, Ayen Enerji dhe Kurumi kanë shitur energjinë në vend me çmimet e bursës. Kjo ndodhi në kushtet kur nuk ishte më çështje çmimi por sigurimi furnizimi pasi u ngrit alarmi për mungesë dispunueshmerie.Në tregun e liberalizuar Furnizuesi i Tregut të Lirë siguroi 1.13 milionë MËh energji. Të paktën 13.5 për qind e gjithë konsumit është siguruar në tregun e liberalizuar.

Në një muaj arrestohen 58 qytetarë për vjedhje energjie

Policia një aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike në vend për vitin 2021 ka  zbuluar 48 raste të tilla. Ish Drejtori i Policisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit Ylli Vasili deklaroi se janë arrestuar 12 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Për 33 qytetarë të kapur në shkelje kanë nisur një hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që po hetohen për shpërdorim detyre edhe 3 punonjës të OSHEE.

Vasili ka bërë një bilanc të kontrolleve që prej datës 14 tetor e deri më nëntor, 58 prej tyre janë arrestuar ndërkohë që 130 po hetohen në gjendje të lire.Referuar të dhënave të policisë për 28 janar 2020 janë proceduar penalisht 5 shtetas, për verpën penale “Vjedhja e e energjisë elektrike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.

Paralajmërohen falimente zinxhir nga shtrenjtimi i energjisë

 

 

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

 

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit.Kompanitë pohojnë të shqetësuara se furnizimi me çmim 3-4 herë më të lartë se më parë ka shtuar kostot e prodhimit.Për të përballuar rritjen e lartë të tarifës të energjisë bizneset kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me zbatimin e masave lehtësuese. Javën e ardhshme pritet që shoqatat e bizneseve t’i prezantojnë qeverisë masa konkrete zbutëse ndaj sipërmarrjes të prekur nga çmimi i energjisë.

Nikolla Tona, përpunues i mishit të fabrikës “Tona” tha për Monitor se shpenzimet e energjisë nga rritja e çmimit i janë shtuar 130,000 lekë në ditë. Z. Tona kërkon që qeveria të nisë diskutimet me sipërmarrjen për marrjen e masave zbutëse, pasi për ta situata është e papërballueshme.

“Energjia është kosto bazë për fabrikën tonë, pasi përdoret jo vetëm në linjat e prodhimit, por edhe për ruajtjen e produkteve në dhomat frigoriferike. Nga rritja e çmimit të energjisë fatura nga 3,2 mln/muaj që paguanin më parë është 5,3 mln lekë/muaj, kur 25-40% e konsumit të energjisë për këtë vit është mbuluar nga pasqyrat foltaike (në varësi të kushteve atmosferike). E kemi të pamundur të amortizojmë rritjen e kostos nga çmimi i energjisë. Jemi në luftë për të mbijetuar, pasi rritja e çmimit të energjisë ka krijuar gjendjen e para falimentit”.

Kompania “Tona” është lidhur me tensionin e mesëm të energjisë 20 kilovat 11,2 lekë për kilovat kurse tani çmimi është 25 lekë/kv. Administratori i kompanisë pohon se rritja e çmimit në këto nivele është vrastare për industrinë e përpunimit të mishit. Kërkesa e tyre është për marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar shtrenjtimin e çmimit, qoftë duke e shpërndarë rritjen edhe për tarifën e energjisë të familjarëve.

“Bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20%. Nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese. Prodhuesit e kanë të pamundur që shtimin e kostove ta transferojnë te rritja e çmimeve të produkteve, pasi automatikisht do të favorizohej rritja e shitjeve të mallrave të importit. Produktet e rajonit do të shiteshin me çmime më të lira se ato vendase, pasi kostot e prodhimit nuk janë prekur nga rritja e lartë e çmimit”.

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shtrenjtimi i energjisë është shqetësues edhe për fabrikat e përpunimit të qumështit që po vuajnë shtimin e kostove prodhuese edhe nga heqja e skemës të TVSh-së të rimbursueshme nga 1 janari 2022. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj nënvizon se aktualisht po furnizohet me energji me çmim 3.5 herë më të lartë se një vit më parë. Kompania dalë në treg të lirë për furnizimin energjisë në linjën 35kv në 2018.

“Vjet në muajin janar çmimin e energjisë e kemi blerë 9 lekë/kw, ndërsa për këtë vit është rritur 33 lekë/kë. Më shtrenjtë po blejmë edhe gazin dhe naftën. Në këtë situatë e kemi të pamundur të përballojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Këtë vit parashikojmë të kryejmë investime për sigurimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore, duke shtyrë për vitin tjetër investimet për rritjen e standardeve të produkteve”, shton z. Begaj.

Në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me tensionin e mesëm 20,10 dhe 6 kv që për herë të para dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Këto biznese do të mbrohen deri në qershor nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata do të rivlerësohet.

Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kwh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë sipas monitor.