Abuzuesit e sigurisë ushqimore rrezikojnë deri në 15 vite burg

545
Sigal

Abuzuesit e sigurisë ushqimore rrezikojnë deri në 15 vite burg
Ndryshon kontrolli për 15 mijë biznese – Si do të ankimohen gjobat mbi 300 mijë lekë
Rreth 15 mijë biznese që deri më tani kontrolloheshin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, do të jenë në “varësi” të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të shmangur mbi-kontrollet. Ndryshimet në ligjin për ushqimin janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi më datë 23 Mars. Ligji ndryshon metodën e kontrolleve ndaj subjekteve agroushqimore, duke i bërë ato në bazë risku.
Po ashtu, drafti parashikon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm pranë Ministrisë së Bujqësisë me 5 anëtarë, ky dy janë përfaqësues të AKU dhe tre të Ministrisë, për ankimimin e gjobave të vendosura ndaj bizneseve, kur vlera e përgjithshme e tyre në një inspektim të vetëm është mbi 300 mijë lekë. Kërkesë kjo e ardhura nga shoqatat e biznesit në sektorin agro-ushqimor.
Ndërsa gjobat me vlerë më të ulët marrin titull ekzekutiv. Në relacion thuhet se ky ligj ka për objektiv të sigurojë bazën për të garantuar që çdo hallkë e zinxhirit ushqimor të jetë shumë e fortë për të arritur synimin që shëndeti i konsumatorit të jetë plotësisht i mbrojtur. Ky objektiv është i vlefshëm pavarësisht nga fakti nëse ushqimet prodhohen në Shqipëri apo importohen nga vende të tjera.
Gjobat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ndaj bizneseve që abuzojnë me sigurinë ushqimore do të ekzekutohen forcërisht pa të drejtë paraprake ankimimi.
Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj, cili ndryshon ligjin ekzistues të ushqimit duke i dhënë më shumë fuqi AKU-s.
Sipas draftit, gjobat e inspektorëve të AKU-së përbëjnë titull ekzekutiv dhe mblidhen forcërisht para ankimimit të tyre në gjykatë. Për të bërë të mundur mbledhjen e këtyre gjobave me forcë, brenda Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të krijohet një strukturë e posaçme vetëm për këtë qëllim.

Ndryshimet në ligjin për ushqimin, vijnë pas ashpërsimit të kodit penal për shkeljet që lidhen me sigurinë ushqimore. Sipas këtyre ndryshimeve, kush abuzon me sigurinë ushqimore dënohet automatikisht me 15 vite burg dhe I hiqet përfundimisht e drejta për të ushtruar këtë aktivitet.