63 pagesa prej miliarda lekësh, Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin “nul” pas urdhrit të Ramës

371
Sigal

Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin “nul” pas urdhrit të Ramës

Rreth kësaj teme:
Shifrat tronditëse të inceneratorëve: Shqiptarët paguan miliarda për Elbasanin. 63 pagesat nga arka e shtetit për Inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë janë kthyer prej disa ditësh në kryetemë në vend.

Kryeministri Rama iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë nga kryedemokrati Basha dhe gjithashtu edhe gazetarit në Opinion, se pse inceneratorët nuk e kishin kryer shërbimin për të cilin kanë marrë para nga buxheti i shtetit që nga viti 2015.

Ditën e djeshme, Albeu.com raportoi konkretisht se qeveria shqiptare ka shlyer plotësisht koston e inceneatorit të Elbasanit, të dhënë ndaj kompanisë “Albtek Energy” duke i paguar një total prej rreth 3 miliard lekësh nga Buxheti i Shtetit.

Por pavarësisht se pagesat janë kryer një më një, inceneratori i Elbasanit nuk ka funksionuar.

Madje, ai është jo rentabël dhe kompania ka detyruar përmes kontratave edhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit që të dërgojnë me shpenzimet e tyre plehrat në këtë incenerator me qëllim sigurimin e lëndës së parë.

Por çfarë ka ndodhur fill pas akuzave të opozitës dhe investigimeve të mediave për këtë çështje?

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesi i impiantit të përpunimit të mbetetjeve Enea Murataj, në një deklaratë për mediat janë shprehur se impianti funksionon që nga viti 2017 duke i kthyer kështu përgjigje akuzave.

Sipas Llatjas, energjia e prodhuar nga përpunimi i mbetjeve kalon në rrjet. Ai shton se jo të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit sjellin mbetje dhe kjo bën që impianti të punojë me kapacitet të kufizuar.