37% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin pas rritjes me 75% të çmimit

37% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin pas rritjes me 75% të çmimit. Qeveria fut duart në serverin e tatimeve, sistemi që kushtoi 16 mln. euro “ha” çdo vit 1 mln. euro mirmbajtje.

 

Sigal

Kostot e fshehura të ujit të pijshëm, 37% e qytetarëve nuk e paguan ujin!

Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT

Edhe pse Shqipëria është e treta në Evropë për burimet e shumta ujore, shqiptarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, nuk e kanë furnizimin e ujit 24 orësh, porse paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e ujit, dhe e krahasuar me të ardhurat, mund të themi se shqiptarët e paguajnë shumë më shtrenjtë ujin sesa gjermanët, grekët, suedezët. Nga 1 janari i vitit 2018, qytetarët do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm.  Rritje me 75 % çmimi i ujit të pijshëm në 2020-ën.

Nërkohë viti i pandemisë ka sjellë një rritje të debitorëve ndaj ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë (UKT), tregojnë shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë. Sipas këtyre të dhënave, mesatarja mujore e numrit të debitorëve përgjatë 12 muajve të vitit 2020 ka qenë rreth 93 mijë individë/kontrata. Kemi të bëjmë me një rekord historik që prej vitit 2016 kur janë publike të dhënat, çka në terma ndryshimi, përkthehet në 11.3% rritje krahasuar me mesataren e 4 viteve paraardhëse, dhe me rreth 7.7% në terma vjetorë, pra krahasuar me vitin 2019. Kemi të bëjmë gjithashtu me një rekord absolut të 5 viteve të fundit. Sa i përket numrit total të kontratatave të lidhura me ujësjellës-kanalizimet, fundi i 2020-ës, flet për një total prej rreth 254 mijë të tillash, në rritje mjaft të lehtë krahasuar me dhjetorin e vitit paraardhës.

Nga përpunimi i të dhënave mund të nxjerrim edhe numrin e debitorëve mbi totalin e përdoruesve të ujit si shërbim publik në kryeqytet. Për vitin 2020, atë të pandemisë, përqindja e debitorëve mbi totalin është ngjitur në rreth 37% të totalit, nga rreth 34% që ishte vitin paraardhës. Të dhënat i referohen mesatares së 12 muajve të vitit të kaluar, duke qenë se situata nuk ka qenë e njëjtë gjatë të gjithë muajve. Kjo shifër tregon se më shumë se 1/3 e klientëve të UKT në vendin tonë rezulton si debitor ndaj kompanisë, pra nuk e paguan në kohë detyrimin e tij ndaj kompanisë.

Kostot e fshehura

Banorët e përveç faturës zyrtare të UKT për ujin e pijshëm, paguajnë edhe një faturë shtesë, atë për blerjen e ujit që konsumojnë. Ndërkohë që, rreth 2 vjet e gjysmë nga miratimi i tarifave të rritura që do të shkonin për furnizmin 24 orë me ujë të pijshëm, investimi duket i largët, ndërsa afatet për arritjen e objektivit 5-vjeçar vihen në pikëpyetje.