Ndihma financiare/ Refuzohen 42% e aplikimeve të verifikuara për bizneset e vogla

458
Sigal

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e deritanishme të aplikimeve për ndihmë financiare, për përfitimin e pagës minimale prej 26 mijë lekë nga bizneset e vogla.Sipas grafikëve të publikuar, deri tani kanë aplikuar 86.6 mijë punonjës dhe 49.2 mijë biznese.Nga këta, janë verifikuar 35.8 mijë punonjës dhe 21.4 mijë biznese.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.254, datë 27.3.2020 parashikon ndihmën financiare vetëm për bizneset që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa punonjësit e bizneseve të vogla, që nuk janë në këtë listë, nuk përfitojnë, ndonëse mund ta kenë mbyllur aktivitetin. Nga punonjësit që janë verifikuar, ndihma financiare për ta është pranuar për 20.6 mijë punonjës, pra për 58% të rasteve të verifikuara. Si rrjedhojë, rreth 42% të aplikimeve të punonjësve janë refuzuar.