Reforma në drejtësi – Xhafaj: Po ushtrohet presion ndaj institucioneve që merren me Vettingun

520
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin për një presion ndaj institucioneve që merren drejtpërdrejt me ligjin e Vettingut.
Në një tyrezë të organizuar për reformën në drejtësi, Xhafaj tha se roli i ndërkombëtarëve në këtë proces është shumë i rëndësishëm.
Xhafaj: Jemi të shqetësuar për disa përpjekje për ta vendosur nën kontroll procesin e kandidimit, për të ushtruar presion ndaj punës së institucioneve që merren drejt për drejt me vettingun, për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve të ndershëm që duan të kontribuojnë në këtë proces.
Shohim me shqetësim disa përpjekje në sistemin e drejtësisë në prokurori dhe gjykata për ta deformuar frymën e detyrimit dhe detyrimet e nromave që parashikon kushtetuta dhe ligjet e reja në këtë fazë procesi. Ne jemi të angazhuar të mbështesim çdo përpjekje pozitive në këtë proces, por edhe të përgatitur që të ndëshkojmë sot dhe nesër çdo përpjekje për zbatimin e keq të ligjit përmes shpërdorimit të detyrës të disa titullarëve të institucioneve publike.
Një rol të rëndësishëm kanë ndërkombëtarët, të cilët kanë përballë dy sfida të rëndësishme. E para si garant të marrëveshjes së 21 korrikut dhe së dyti në përmbushjen e rolit kyç që ata kanë më procesin e vettingut. Ja kemi dhënë me vetëdije, ka pasur dhe ka një debat, edhe unë personalisht jam partizan i idesë që ka pasur dhe e ritheksoi presidenti Moisiu, për më shumë rol prej tyre por gjithësesi dhe me kaq rol sa kanë dhe ata kanë një sfidë të rëndësishme në këtë proces.
Sigal