Xhemil Çeli: Kontributi i Shqipërisë në fitoren e Koalicionit Antifashist Botëror në Luftën e Dytë Botërore

656
Sigal

Lufta e Dytë Botërore, për nga shtrirja, pjesëmarrja e forcave e mjeteve luftarake dhe dëmet në njerëz, në mjete e të mira materiale, ishte më e madhja dhe më shkatërrimtarja në historinë e njerëzimit. Edhe pse si ditë e fillimit të L2B njihet 1 shtatori i vitit 1939, Shqipëria, që në prill të atij viti, pavarësisht se bota në atë kohë thuajse e kaloi në heshtje, u bë viktima e parë në Europë, e pushtuar nga forcat e fashizmit italian. Gjithsesi, në portet shqiptare, pikërisht kur politika europiane tkurrej nga pesha e trysnisë nazifashiste, u hodhën pushkët e para dhe u dha sinjali i qëndresës antifashiste mbarëeuropiane. Kjo dhe krijimi më pas i çetave të para atdhetare, sikurse ajo e Myslim Pezës, përbën jo thjesht krenari, por edhe një ndihmesë në fillesat e qëndresës antifashiste europiane.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf