Sokrat Plaka, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë nga Austria e perëndimit në Jugosllavinë e lindjes
-vijon nga dje-
Panoramën e përgjithshme të Jugosllavisë dhe stadin e marrëdhënieve me vendin tonë, nga këndvështrimet e një diplomati ekspert, Sokrati e vuri në pëllëmbë të dorës. Ai qëndronte plotësisht në dijeni ç’ishte dhe ç’përfaqësonte RSFJ-ja e Titos. Dy anët e medaljes i jepnin lirshmëri në çmimin e situatës, nxjerrjen e konkluzioneve dhe të mendimeve për perspektivën. Në tablonë politike përfshihej edhe situata aktuale në Kosovën koloni të Serbisë. Mundi ta njohë mirë origjinën e shtetit dhe të diplomacisë së vjetër të Serbisë me natyrë agresive, që nisnin mirëfilltë nga vitet 20, shek. XX. Gjithë këto, politikanin e diplomatin e mbanin në memorie se problemet për t’u zgjidhur ose përmirësuar, janë të trashëguara e të kultivuara si standarde. Prandaj, me rigjykime gjakftohtësie, me forcën e argumentit, me stilin modern të komunikimit, me durimin prej “Derri”, me vullnet të paepur e vigjilencë iu përvesh një kthesë. Koha, kjo armë e çmuar në duart e një diplomati si Sokrati, konfirmoi ndonëse në 1 vit, shmangien e keqkuptimeve, ndonjë provokimi dhe arriti ulje tensioni dhe zgjerim të marrëdhënieve. Atij iu deshën kontakte me autoritetet shtetërore, sinjalizime nga Qendra, meditime dhe lidhje për ta menaxhuar situatën.
…
pëe më tepër lexoni Gazetën Telegraf