Si i asgjësoi detashmentin e milicëve të kryeministrit tradhtar Mustafa Merlikës

1226
Sigal

Arkiv/ Mestan Ujaniku, komandant dhe prijës popullor, antizogist dhe  pjesëmarrës në Revolucionin demokratik – borgjez të Fan Nolit

Mestan Ujaniku u lind në fshatin Ujanik të rrethit Skraparit më 1902 fëmijërinë e kaloi në ajrin e patër të Tomorit .Ai më pas u bë një luftëtari ardhshëm dhe i zoti, kjo për faktin e motivuar nga i ati, që me armë në dorë luftoi kundër pushtuesve Osman dhe shovinistëve grekë përkrah luftëtarëve të tjerë skraparllinj  Servet Zaloshnja. Mestani qysh në moshë të re, e hodhi mauzerin në sup dhe ndoqi gjurmët e të atit dhe të parëve. Ishte vetëm 18 vjeç kur u rreshtua së bashku me 300 burra në grupin e vullnetarëve të Tomoricës, të udhëhequr nga Ali Koprëncka e Riza Cerova. Ishte pikërisht ky grup, që goditi që goditi forcat italiane në Leskovik, Përmet e Tepelenë dhe më pas mori pjesë edhe në luftën e Vlorës. Vrasja e Avni Rustemit, më 22 prill 1924 nga Ahmet Zogu, ndezi tek Mestani ndjenjën e urrejtjes ndaj regjimit të këtij satrapi shqiptar. Kjo ishte dhe një nga arsye që ai,  përkrah luftëtarëve; Rustem Çepani Sinan Ylli, Riza Vala, Jake Backa, Xhaferr Kuçi, mori pjesë në Revolucionin demokratik – borgjez të Fan Nolit pas përmbysjes të kësaj Qeverie Demokratike nga Ahmet Zugu,  Mestan Ujaniku mbeti nën mbikëqyrjen e xhandarmërisë zoriste. Më 1934, Mestani u lidh ngushtë me organizatat antizogiste të krijuar në Shqipëri dhe siguroi lidhje me patriotët si Hysen Zaloshja, Riza Bregasit, Zylyftar Veleshja Feim Gërmenji etj. Kur më 14 gushtë të vitit 1935, plasi lëvizja e Fierit Mestani me shokët të tij, e përkrahën dhe morën pjesë në të duke qëndruar roje në karakollin e Kulmakut, ku priste urdhër nga çasti në çast. Në momentin që kjo lëvizje dështoi Mestani siguroi kalimin e Riza Cerovës në qafën e Kulmakut në drejtim të Malit të Koshnicës. Ardhja e fashizmit në Shqipëri, Mestani e përjetoi me dhimbje dhe e priti me urrejtje si gjithë patriotët e tjerë shqiptarë dhe skraparas .Kjo ishte dhe arsyeja që ai e shumë burra tomoricar, u nisën në drejtim të Beratit, por me urdhër të prefektit të asaj kohe u arrestuan.  Me daljen nga burgu, u kthye në Tomoricë dhe filloi propagandën dhe kundërshtimin haptas të fashizmit, duke shkuar fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Në fillim të marsit 1942 i deleguari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare për qarkun e Beratit, Gjin Marku i shoqëruar nga Nure Dobrusha, Orhan Frashëri dhe Thoma Bello kanë marrë takim me Mestan Ujanikun në fshatin Karkanjoz, të Beratit. Gjin Marku në këtë takim i ka parashtruar Mestanit, platformën e Luftës Nacionale – Çlirimtare dhe bashkëpunimin për krijimin e çetës partizane për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj. Gatishmëria e këtij patrioti u tregua që në momentet e para të bisedës, ku  u gjend mirëkuptimi për bashkëpunim Për këtë moment historik, që ka lidhje me krijimin e çetës së parë në Skrapar Në kujtimet e veta të Karaman Ylli shkruan: “Kontaktet e para me Mestanin në Karkanjoz çuan në krijimin e njësitit përfaqësuar nga shoku Thoma Bello, Orhan Frashëri dhe Nure Dobrusha”.  Në këto momente me çetën e Mestanit bënin pjesë edhe disa të arratisur si, Hajdar Krushova, Muharrem Trabla, Ferhet Gjonbabasi, të cilët natën nëpër fshatra hapën fjalë, se ka ardhur koha të luftojmë kundra pushtuesit.

Takimi dytë i Gjin Markut me Mestanin

Pas një kohe të gjatë lufte përsëri ishte e nevojshme për një takim tjetër me Mestanin Dhe pikërisht ky takim u arrit ndërmjet Gjin Markut dhe Mestan Ujanikut, rrëzë malit të Tomorit plak, që shënoi kështu që më 14 mars 1942, krijimin e çetës së parë partizane në Skrapar. Ky është formacioni i parë partizan në qarkun e Beratit dhe në gjithë Shqipërinë e  Jugut.  Mesazhi u përcoll nga Kulmaku për të mbetur dhe ndezur në zemrat e të gjithë luftëtarëve skraparas. Çeta partizane e Skraparit, me komandant, legjendar Mestan Ujanikun dhe me komisar Gjin Markun, filloi rrugën e lavdisë duke kaluar nga një fitore në tjetrën.

Çeta plakë dhe komandanti kreshnik

Në fillim çeta, kreu ritin e njohjes fshat më fshat si formacion partizan, duke propaganduar Luftën kundër pushtuesit të huaj. Kjo për faktin që të bëhej i njohur në popull, misioni çlirimtar i kësaj çete. Në prill të vitit 1942, kjo çetë marshoi në drejtim të Myzeqesë duke qëndruar sipas rastit në fshatrat Sqepur, Kutalli, Dronivicë,  Velmish e Dronofrosë. Në këto fshatra, djali madh i Mestanit, Xhemali merrte takim dhe jepte informacione në komandën e çetës. Çeta vazhdonte marshimin dhe në disa fshatra të tjerë të Roskovecit e Mallakastrës,  deri sa më në fund u vendos përfundimisht në në Shpirag, ku merreshin takime e jepeshin besa midis patriotësh. Në mes të muajit maj 1942, Çeta u kthye në Skrapar dhe fillimisht u përqendrua në fshatin Ujanik ku erdhën dhe shumë partizanë të tjerë. Kudo që shkonte çeta e dëgjohej emri i komandantit Mestan Ujanikut dhe populli e priste krah hapur. Në fillim të qershorit 1942, Çeta Partizane e Skraparit si dhe ajo e Gorës, u mblodhën në malin e Dusharit këtu qëndruan deri në fund të muajit qershor. Kuadrot e çetës me në krye Mestan Ujanikun, Gjin Markun, Teki Kolonecin, Nexhip Vinçanin, u morën me edukimin e partizanëve, gjë që vlente shumë për betejat e ardhshme. Pas largimit nga Dushari çeta u shpërnda nëpër krahina të tjera. Veterani i moshuar dhe bashkëluftëtari i komandantit Mestan Ujanikut, z. Orhan Frashëri, tregon se çeta partizane e udhëhequr prej zemërluanit, Mestan Ujanikut fluturonin në çdo kasolle, në çdo stan në çdo shtëpi, s’mbetet grua dhe burrë dhe i ri që të mos dëgjonte fjalët e komisarit Gjin Marku dhe komandantit Mestan Ujaniku. Rruga e lavdisë vazhdoi të pasurohej sa në njërën betejë në tjetrën. Prezenca e kësaj çete kishte tronditur edhe autoritetet fashiste

Si asgjësoi detashmentin e milicëve të kryeministrit tradhtar të Mustafa Mërlikë

Nisur nga gjendja e pa sigurt në Skrapar, Kryeministri tradhtar Mustafa Mërlika, nisi në Skrapar një detashment milicësh të komanduar nga Xhaf Bali Komandant Mestani mori masa të menjëhershme dhe bëri rrethimin dhe më pas asgjësimin e milicëve, të cilët para flamurit kombëtarë dorëzuan amët Për këtë ngjarje Prefekti Qarkut të Beratit në telegramin shifër njoftonte, se komandanti e Çetës Mestan Ujanikun, pasi zuri të gjallë dhe çarmatosi kapidanin Xhaf Bali së bashku me batalionin në katundin Mëlov të Tomoricës me fuqinë e tij ka për qëllim të okupojë edhe nënprefekturën e Çorovodës. Për t’i ardhur në ndihmë Xhaf Balit, u nis nga Korça Filip Toma [babai i Pjetër Arbnorit] në krye të 280 milicëve e xhandarëve, por sa mësoi dështimin e Xhaf Balit,  Filip Toma u kthye me bisht ndër shalë andej nga kishte ardhur, pa mundur të vinte këmbët në Skrapar. Për të shpënë në vend nderin e humbur Qeveria e Mustafa Krujës, nisi operacionin kundër Skraparit me objektivë asgjësimin e Çetës së Skraparit. Por të gjithë operacionet përfunduan pa as një rezultat. Përpjekjet e fashistëve përfunduan pa lavdi dhe dy gjeneralë italianë, Silvio Robini dhe Volante bashkë me oficerët madhorë u kthyen të gjunjëzuar. Partizanët çliruan Çorovodën në shtator të vitit 1942 të parën krahinë në Shqipëri. Mestan Ujaniku u bë një figurë popullore dhe një nga udhëheqësit kryesor të Skraparit. Më pas u krijua dhe çeta e dytë me komisar Ramis Araniasi. Ujaniku kishte një pamje burrërore dhe ishte një komandant legjendar.

Pas Çlirimit, persekutimi i Mestan Ujanikut

Ujaniku kishte një pamje burrërore, mbante qylaf të bardhë me yll partizani dhe këtë e mbante si krenari dhe jo vetëm gjatë luftës. Mestani kur nuk ishte dakord për një gjë nuk pyeste për të tjerë por vendoste vetë. Ndoshta kjo kokëfortësi, pjesë e karakterit të tij i solli dëme të mëdha në jetë. Në zgjedhjet e para për në kuvendin popullor ka qenë kandidat për deputet Mestan Ujaniku dhe baba Fejzua. Në fund ka fituar për deputet Baba Fejzua. Ditë më pas Mestan Ujaniku kanë shkuar në Tiranë dhe e kanë parë të rrinte me grupin e deputetëve që u ndëshkuan. Mestani se bashku me Kamber Backën. (pas Lufte ishte komandanti i policisë në qarkun e Shkodrës)  Më pas ky person e lirua nga detyra, dhe rrinin së bashku me grupin e deputetëve. U ndëshkua Kamber Backa që ka qenë komandanti Brigadës 16 – S dhe survejoheshin nga sigurimi  si grupi i pa kënaqur, pasi Backa kishte vënë grada aq sa nuk i takonte. Mestani u la pa detyra dhe me rrogë si ushtarak. Më pas ata u arrestuan. Kamber Backa u dënua me 7 vjet burg. Vëllai tij Anviu i dërgon letër Enver Hoxhës dhe ia ulin nga 7 vjet në tre. Ndërsa Mestan Ujaniku kreu një dënim rreth 7 vjet burg. Gjithsesi Mestan Ujaniku mbetet një figurë e nderuar e Luftës. Ai së bashku me Gjin Markun i dhanë nder e lavdi popullit të Skraparit, dhe gjithë kombit shqiptar.

Julian Xhelili