Si është katandisur Shqipëria!

890
Osman Murati
Dëgjova punëtorët e uzinës së Ballshit në një grevë të shëmtuar nga mafia e brendshme që ka ujdisur qeveria Rama. Gjyqe i fashistizuar në Tiranë me popullin e Kukësit: Rrethi i Shkodrës është katandisur i mbytur nga uji: Një grup artistësh të tjerë vazhdojnë për prishje e teatrit në të gjithë Shqipërinë; janë shkatërruar nga shembjet e tokës një seri shtëpish. Gjithandej dëgjojmë se socialistët në pushtet po kërkojnë kush e kush të marrë nisma për vendosje taksash. Përfundimisht pushteti i socialistëve me kryeministrin po punojnë për t’i dhënë mend Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, për ndërmjetësimin e dhënies së vizave popullit kosovar, ndërhyrje për të pajtuar sulltanin e Turqisë me Ramush Haradinin e Kosovës. Kësaj i thonë “fshati digjet dhe bukuroshja krihet dhe bën makiazh me fasada për të ‘zbukuruar’ Shqipërinë”. Nuk kam parë ndonjëherë për rreth 60 vite punë, një qeverisje të tillë, përveç shkatërrimit të kriminelëve dhe banditëve të Sali Berishës nga i cili akoma nuk po e marrim veten. Na ndihmoftë rastësia, se qielli është me re të zeza më keq se asnjë herë tjetër, me një qeveri vetëm anti popull dhe mbrojtëse e mafies së shkrirë me shtetin.
Sigal