Saimir Maloku/ Aeroplanët amerikano-britanikë që u rrëzuan gjatë Luftës së Dytë Botërore në trevat shqiptare

870
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aviacioni aleat amerikano-britanik dha një kontribut të madh për popullin shqiptar në bombardimin e kazermave, të depove të municioneve, autokolonave ushtarake, mjeteve të blinduara, të aerodromeve, porteve, depove të karburantit, rrugëve dhe urave strategjike, vendndodhjeve të artilerisë tokësore dhe kundërajrore, etj. të ushtrive pushtuese gjermane dhe italiane. Gjithashtu ky aviacion aleat dha një kontribut të madh edhe në furnizimet nga ajri të qindra ton municionesh, armatimesh, lëndësh eksplozive, automatikë, pushkë kundër tanke, pushkë, pajisje radiondërlidhjeje, ilaçe, veshmbathje, ushqime, etj. për forcat tona të rezistencës popullore. Gjithashtu ai ndihmoi në hedhjen me parashutë të qindra oficerëve, trupave të ndryshme komando, personelit specialist ushtarak amerikano –britanikë pranë njësive partizane si dhe çetave të tjera të rezistencës popullore kundra pushtuesve.
Hitleri kishte nxjerrë një urdhër të prerë që të gjithë parashutistët aleatë që kapeshin rob në prapavijat gjermane duhet të asgjësoheshin.
Në hapësirën ajrore të Shqipërisë, të Kosovës dhe të trevave shqiptare kanë fluturuar me qindra avionë aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore në operacione tepër të rëndësishme bombarduese. Operacioni më i njohur ajror aleat i asaj kohe ka ndodhur më datë 1 gusht të vitit 1943 në kuadrin e operacionit të famshëm ajror “Tild Ëave” (dallgë jo normale) me pjesëmarrjen e 178 avioneve bombardues të rëndë katër motorësh amerikanë “B-24” Liberator (me rreze të gjatë veprimi dhe që mbarte 6 ton bomba secila) dhe me 1751 anëtarë të ekuipazheve të tyre, që janë nisur nga baza ajrore në Bengazi të Libisë duke fluturuar mbi Detin Mesdhe, futur në hapësirën ajrore të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe bënë bombardimin e jashtëzakonshëm kuadratik të fushave të pasura me naftë të Ploeshtit në Rumani.
Të plotë shkrimin muna ta lexoni në nurmin e sotëm të Gazetës Telegraf, faqe 18
Sigal