Rexhep Alimemaj/ 14 djem të vrarë në një ditë. Ata ranë për lirinë e atdheut

799
Sigal

71 -vjetori i masakrës në fshatin Rexhin  të Kurveleshit, 7 prill 1943

Epopeja historike madhështore e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është dhe do të ngelet dëshmitare e heroizmit të bijve dhe të bijave më të ndritura të Rexhinit të Kurveleshit, duke u përkulur me respekt përpara veprës dhe  heroizmit të tyre, ne i bëjmë një shërbim të madh  Atdheut dhe emrit tonë shqiptar, ditës së 5 Majit. Në operacionin e prillit 1943 fashistët italian pushkatuan 14 djem dhe burra Rexhinajt në një ditë që qëndruan heroik para vdekjes dhe me besim në fitoren e ardhshme si: Hekuran Alimemaj, Zae Hasanaj, Mehmet Mehmetaj, Laze Kadënaj, Bush Demiraj Barxhul Dalipaj, Meçan Begaj, Godo Balilaj, Ago Skëndaj, Mejdi Ruçaj, Muhedin Isufaj Aliko Hodaj, Rasho Tabaj. Të njëjtën gjë bënë edhe nazistët gjermanë, që në 18 qershor të vitit 1944 pushkatuan pa mëshirë tre gra: Hamide Dalipaj, Xhemo Xhebraj, Lale Xhebraj, dy fëmijë Çobo Begë Isufaj si dhe Velo Emini, Qebir Balilaj, Reis dhe Hasan Skëndaj. Dëshmorë të rënë në  krye të detyrës: Halil Hodaj, Hasan Hasanaj. Megjithatë Rexhinjotët u lidhën më shumë me luftën me shumë trimëri.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf