Prof. Dr. Ago Nezha: 23 vjet më parë, më 12 dhjetor të vitit 1991, lindi shoqata “Labëria”

1230
Sigal

INTERVISTA/ Flet Prof. Dr. Ago Nezha, “Mjeshtër i Madh” Kryetar i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”

Përse Shoqata “Labëria” do mblidhet  në Kuvend në muajin maj në Gjirokastër, ka diçka të veçantë ky muaj?

 Po të bëjmë shkurtimisht pak histori, rrugëtimi i shoqatës “Labëria”, për të ardhur në Kuvendin e V-të të saj në Gjirokastër, ka qenë i gjatë por i larmishëm, duke ngjitur pesë shkallë të mundimshme suksesi. Vetë bilanci pesëshifror, flet shumë për një organizëm shoqëror që ka kaluar kufirin e dy dekadave e mbushur me një veprimtari të pasur atdhetare-kulturore, historike e shkencore që flasin për një performancë me nivel të lartë organizimi e drejtimi në qendër e në bazë. Shoqata e ka nisur maratonën e saj duke startuar nga Kuvendi i Parë që u mbajt në Tiranë më 5 Qershor të vitit 1998, duke vazhduar me Kuvendin e Dytë më 21 Maj 2001 në Vlorën e Flamurit, duke zbritur buzë Jonit në Himarë, ku zhvilloi punimet Kuvendi i Tretë më 7 maj 2005, jo pa qëllim dhe për romantizëm bregdetar, por për t’u kujtuar autorëve dhe aktorëve me mentalitet Helen, që donin ta bojkotonin Kuvendin, duke vendosur parulla greqisht poshtë Labëria, Himara nuk është Labëri, etj., e për t’u thënë se dallgët e Jonit mos t’i përplasin në murin e Labërisë, se nuk ja tronditin dot themelet dhe njëkohësisht për t’u freskuar kujtesën banorëve të bregdetit me nostalgjinë, se Himara ka qenë kryeqendra e Labërisë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf