Nesër do të lexoni/ Pranë malit të perëndisë, u mblodhën trimat e lirisë…

570
Male të larta me dëborë. 14 Marsi 1942, dimër i ashpër. Atje lartë në Qafën e kulmakut pranë Tomorit të madh janë mbledhur djemtë e Luftës. Formohet Çeta Plakë, e para çetë në jug të vendit. Formacioni i parë partizan. Ngricë e tmerr, por edhe të vendosur për lirinë e popullit, urrejtje dhe vullnet për të goditur pushtuesin. Aty në Qafën e kulmakut është një shesh I bukur, në horizont nëpërmjet një muzgu një lapidar I lartë që edhe pse rri I heshtur flet shumë. Në ballë të tij janë skalitur me dashuri emrat e 25 partizanëve të parë që aty në atë vend 76-vjet më 14 Mars 1942 formuan Çetën Plakë të Skraparit. Prej aty komandanti Mestan Ujaniku e komisari Gjin Marku të porsazgjedhur nga çeta. E komanduan atë për aksione të reja të lavdishme të luftës antifashiste Nacional Çlirimtare. Qafë më qafë e mal më mal bëhej luftë e projektohej liria. Lexon emrat e këtyre partizanëve në lapidar dhe një dëshirë e brendshme të shtynë të ndalesh gjatë tek secili dhe të përulesh me respekt dhe mirënjohje…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal