Nesër do të lexoni/ Kur Dritëroi me Eqrem Canaj në Mesaplik vendosën se do pinin raki gjithë natën dhe do shkruanin gjithë ditën

987
Gëzim Llojdia
-Kur u ktheva në fshat, Dritëroi më përcolli këtë haber: “Do të vij në Mesaplik se ke një roman të mirë, unë kam një ide të fuqishme për një roman të quajtur “Labëria”, gjithë ditën do të pimë dhe gjithë natën do të shkruajmë ose gjithë natën do të pimë dhe gjithë ditën do të shkruajmë”.
-Ndërsa pritej botimi i romanit, një letër anonime nga fshati ynë i ishte adresuar S. K drejtorit të entit të vetëm botues. “Eqrem Canaj ka një të kaluar jo të përshtatshme nga i ati”…., që ishte dënuar 99 ditë burgim, sepse në stanin e tij i kishin zënë derën dy të arratisur
-Shkrimtarët ndryshe nga muzikantët apo këngëtarët që bëjnë para, nuk e kanë këtë mundësi financiare, ana tjetër; unë përballoj ironinë e popullit tim
Pariku ka mbetur atje dhe larg, por ende i pashuar si vegim në kujtesën e shkrimtarit. Pika e vesës përmbi drurë në parik është pika e lotit, ku ndizen tufa agimesh. Nga lënda e Parikut shkrimtari Eqerem Canaj, materializoi mijëra fletë duke i kthyer në libra. Ashtu si kamina që zbërthen gurët nën flakën e madhe, e uji i lumit e shurdhëron gëlqeren, shkrimtari Canaj e gjeti këtu universin e një jete, që diçka brenda saj përmbante edhe mistiken. Zgjoheshin, zogjtë tufa-tufa dhe shegët binin në vjeshtë, era e ftohur e malit vinte dhe zhegu që ndizte gurët. Pariku ishte shpirti dhe lënda e një jete. Pa të priteshin gjunjët, hëna e re, aromë mjalti dhe pa të yjet nuk pikonin më pikë pikë. Në muzg varej bagëtia nga shtegtimi zbrisnin në Parik. Mori lopatën dhe hapi një gropë në parik. Mbolli një shelg. Shelgu tanim është një pemë që shërben si hije dhe brenda rrathëve të tij të qelq ka vitet e jetës, ata shënojnë jetësimin e shelgut dhe kohën e krijimtarisë së shkrimtarit. Kur filluam të shkruanin në fletë, shelgu bisqe-butë lëkundej në dallgët e tij. U rrit shelgu, u madhua gjetheria u rit në numër e cilësi krijimtaria e shkrimtarit. Mirëpo një ditë ndërsa shelgu frynte një puhizë në parik, shkrimtari bëri gati valixhet. Shkoi tek shelgu. “Tani do të them lamtumirë miku im i mirë! Mirë mbetsh!.Unë po iki, po zbres tek deti. Ti aty, do të presësh erërat, do të ndjesh vetminë dhe vdekjen të lehtë do ta gjesh. Mirë mbetsh!” Këtu është një rrëfim i thjeshtë, por gati i vërtetë, për shkrimtarin tonë Eqrem. Kur në perëndim muzgu, mbriti posta në katundin e largët të Labërisë, fshatarët u befasuan nga një lajm që kishte dërguar shkrimtari Dritëro Agolli, për mësuesin e letërsisë të fshatit. Dritëroi kishte shkruar se: “Ke bërë një roman të mirë!”…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal