Llambi Koli Qose (Esat Hila) mësuesi i palodhur

942
Sigal

Mësues Llambi Hila fatkeqësisht është ndarë dje nga jeta. Mësuesi i palodhur, i cili me dijet e tij ka ndihmuar shumë breza të arsimohen u largua nga kjo jetë në moshën 92-vjeçare. Një nga figurat e shquara të arsimit shqiptar, Bashkim Sulçe, i cili na njohu edhe më shumë me jetën e mësues Llambit, gjithashtu na njoftoi edhe për largimin e tij nga kjo jetë. Sot më 22.10.2018, ora 13:00 Llambi Hila do të përcillet për në banesën e fundit

Mësues Llambi Hila ka lindur në fshatin Fieri i ri të Lushnjës, më 08.03.1927. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare. Babai Koli Qose merrej me bujqësi, kurse e ëma me punët e shtëpisë. Në fshatin e lindjes bëri dy klasë shkollë. Në shkollë shkonte zbathur, në moshën 10-vjeçare ka veshur opinga nga lëkura e një gomarit të ngordhur. Në moshën 12-vjeçare i vdes babai, Koli i cili preu këmbën aksidentalisht. Nuk kishte njëri ta ndihmonte dhe vdiq në duart e njerëzve. La jetim djalin, Llambin dhe vajzën më të vogël. Në dimër kishin shumë ftohtë, pasi flinim në tokë dhe më një rrobë të vjetër mbuloheshin. Shtëpia me kashtë thurur me kallama ishte e mbushur me baltë . Pas një viti nënës së Llambit i gjejnë një burrë nga fshati Halilaj i Lushnjës të cilin e quanin Kadri Hila. Edhe këtij i kishte vdekur gruaja dhe i kish lënë 3 fëmijë. Llambi ishte më i madhi, bënte shumë punë në atë shtëpi. Në Halilaj bëri dhe klasën e 3-të. Burri i nënës së tij ishte qehaja i beut të Beratit, i cili kishte toka në fshatin Bubullimë të Lushnjës (pranë fshatit të Halilaj). Në Halilaj Llambi ruante lopët, pelat dhe buallicat. Burri i nënës së tij Kadri Hila ishte qehaja i beut kurse ai ishte hyzmeqar i beut në shtëpinë e tij. Ai në një rrëfim shumë emocionues na ka treguar si ka vuajtur shumë në atë shtëpi, ka hequr pikën e zezë, pasi edhe shtëpia ishte përdhese e thurur me kallama, të mbushura me dhe, dhe ata flinim në tokë në rrogoz, me të shumtën e herëve zbathur se sa mbathur. Prisnin të ngordhte një gomar që ta rripnin edhe t’i merrnin lëkurën për të bërë opingat. Në moshën 18 vjeç burri i nënës me nënën së tij vendosi ta martojë, miqësia dhe vëllazëria e burrit të nënës i gjetën nuse. Por ai nuk pranoi. Në vitin 1945, fill pas çlirimit në qytetin e Vlorës u hap një kurs 6-mujor për mësues në fillore dhe Llambin e caktuan mësues në fshatin Strum të rrethit të Fierit. Atje e ka ndihmuar një mësues i vjetër, të cilin e quanin Naum Çobo. I bëri një numërator për lëndët e aritmetikës duke e salduar me kallaj. Në Strum ndenji një vit më pas e transferuan në fshatin Kallm po të rrethit të Fierit. Pas 1 viti e transferuan në shkollën fillore të Vërisë po e rrethit i Fierit, këtu ndenji 6 muaj dhe po në moshën 21 vjeç e marrin ushtar 2 vjet në Korçë. Pasi mbaroi ushtrinë ai u martua. Pasi kreu shërbimin ushtarak e caktuan mësues në Cakran të Fierit. Por ai refuzoi dhe filloi si llogaritar në kooperativën e fshatit te tij. Vendi kishte shumë nevojë për mësues dhe u bë problem në komitetin e partisë të rrethit Lushnjë dhe pas dy javëve e caktojnë Drejtor shkolle në shkollën e fshatit ku ndenji 3 vjet. Pas fshatit Halilaj u caktua në fshatin Bitaj ku ndenji 12 vjet. Ishte pak larg dhe në vitin 1957 u vendos me shtëpi në fshatin Kolonjë. Pas 12 vjetësh në fshatin Bitaj e caktojnë në fshatin Bubullimë 1 vit, e çojnë në shkollën e Rabzës po rrethit Lushnjë. Në të gjitha shkollat ai ka shkuar dhe është kthyer në këmbë. Pas fshatit Rabëz e çojnë në shkollën 8-vjeçare Kolonjë ku kishte familjen dhe fëmijët e në vitin 1980 del në pension. Në moshë 55-vjeçare hapi një mulli bloje në qendër të fshatit. U erdhi në ndihmë bashkëfshatarëve, të cilët shkonin e bluanin deri në fshatin Bubullimë, Halilaj etj… Mësues Llambi Koli Hila bashkë me zonjën Kristina Hila kanë lindur e rritur 7 fëmijë; 5 vajza e 2 djem. Fëmijët e mësues Llambit mësonin shumë. Në fshatin Kolonjë të Lushnjës vinin 2-3 bursa. Njërën nga këto bursa do ta merrnin fëmijët e mësues Llambit, se ishin me të gjitha 10-ta. Vajza e madhe Liljana Lena (sot në pension-doktoreshë), Thomai ( i ndjeri ) inxhinier në marinë, Gjergji (i ndjeri) mekanik në puse. Donika, me të lartën-mësuese, Milika, me të lartën-mësuese, Shqiponja, ekonomiste me të lartën, dhe e fundit Zoica, me të mesmen profesionale. Mësues Llambi për punët e mira në arsim është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH-të Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashri”. Po kështu është dekoruar edhe kur ka qenë ushtar për punë shumë të mirë.

Bashkim Sulçe

Kolonjë, Lushnje