Kotani: Ahmet Zogu shkeli Statusin e Mbretërisë, humbi të drejtën e Kurorës

783
Sigal

EKSKLUZIVE/ Dr. Apostol Kotani, sjellë fakte e dokumente për aktivitetin e Mbretit Ahmet Zogu

“Në nenin 65 të Statusit thuhet: Po u largua më shumë se 3 muaj nga vendi, humbet të drejtën e Fronit”

Ahmet Zogu e ka humbur të drejtën e kurorës Mbretërore pas largimit në prill të vitit 1939, pasi ka shkelur Statutin Themeltar të Mbretnis Shqiptare për afatin kohor të kohë qëndrimit të tij të pa ndërprerë jashtë vendit. Këtë e konfirmon për “Telegraf”, historiani, Dr. Apostol Kotani, referuar në Artikullin 65 të Statutit Themeltar të Mbretnis Shqiptare. “Mbështetur në këtë nen të Statutit të Mbretnisë (Kushtetutë), Ahmet Zogu e ka humbur përfundimisht të drejtën e mbretërimit të Shqipërisë, pasi ai ka qëndruar në mërgim më shumë se pakoha që e lejon Statuti. Kjo pikë e Statutit e thotë shprehimisht e fare qartë se Mbreti nuk duhet të largohet më shumë se tre muaj rresht nga vendi. Ndërsa në katër nenet në vazhdim,Statuti,jep edhe mënyrën e qeverisjes gjatë kohës tre mujore që i lejohet mbretit të largohet nga vendi. Kështu jo vetëm Ahmet Zogu që vdiq jashtë vendit, i biri i tij që erdhi në Shqipëri pak vite para ndarjes nga jeta, por dhe djali i tij, ligjërisht nuk duhet të pretendojnë kurorë, pasi këtë ua ka hequr Statuti i miratuar në kohën e  mbretërimit të Ahmet Zogut”,- pohon në intervistën e tij historiani Kotani… Në këtë intervistë, Kotani ofron dhe pohime të tjera lidhur me aktivitetin e Ahmet Zogut gjatë mbretërimit të tij, të mirat dhe mëkatet….

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print