Kastriot Bezati: Në realizimin e Luftëtarit Kombëtar, Odhiseja u nis nga figura e luftëtarit trim Nexhip Bënja

971
Sigal


INTERVISTA/ Flet historiani Kastriot Bezati: Odhise Paskali e ka shkruar në bronz historinë e Shqipërisë

 Odhisea u lind më 30 dhjetor 1903 në qytetin e Përmetit. I ati, Paskal Thanas Paskali, i lind më 1860 në Përmet, punoi në fillim sekretar në administratën turke të duhanit në Dishkatë e Kozhan të Maqedonisë, kthehet më 1906-n në Përmet dhe, në kohë të ndryshme, ishte prift në Koblarë, Miçan, Frashër, Zavalan e Soropull të Dangëllisë, në Lipe e Leusë pranë qytetit të Përmetit dhe në Bënjë të Shqerisë. E ëma, Kaliopi, të cilën përmetarët e thërrisnin Kalicë, ishte shtëpiake, vajza e Lami Papadhimitrit nga Përmeti. Gjyshi, i ati i Paskalit, Thanas Paskali, i cili rreth viteve 1840 – 1850 ishte sekretar në Mitropolinë e Korçës, është autori i letrës së njohur dërguar Naum Veqilharxhit më 22.04.1845, ku, ndër të tjera ai i shkruante se, “Evetari” i Tij, botuar më 1844 në Rumani, u prit “me gëzim të madh e kënaqësi” edhe në krahinat e Përmetit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf