Ismail Shulku : Bajram Mane, personalitet i Ushtrisë

1758
Sigal

Në historinë e Akademisë Ushtarake janë shumë të rralla rastet kur pa përfunduar studimet akademike, të marrësh një detyrë të lartë drejtimi

Bajram Mana, figurë e spikatur e Ushtrisë Shqiptare

Ishte vetëm 30 vjeç, kur e caktuan Komandant Brigade, i pari komandant me këtë moshë.

Si iu ngarkua detyra e planizimit luftarak të rezervave të Komandës së Përgjithshme

1975, Mehmet Shehu zhvillon seminar me kuadrot kryesore të ushtrisë në Durrës për problemet në ushtri

Bajram Mana pa lejen e Mehmetit argumentoi planizimin ushtarak të rezervave duke e habitur

Mehmet Shehu: Brezi i ri mban më shumë mend, e miratoj idenë tuaj

– Bajram Mana: Në Shtabin e Përgjithshëm kam përfituar shumë nga aftësitë profesionale dhe përvoja e madhe e strategut të shquar, Mehmet Shehu

– Me vendim të Byrosë Politike e të Këshillit Mbrojtës emërohet komandant i Korpusit së 3-të të Këmbësorisë në Korçë

– Si i raportoi Bajram Mana dy here Enver Hoxhës për gjendjen e gatishmërisë në Korçë

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes

Nga Ismail Shulku

Ish-ndihmës i shefit të SHP për Frontin Verilindor

 

Të shkruash për kuadrot ushtarakë që kanë bërë emër dhe kanë arritur deri në majën e piramidës drejtuese e komanduese në ushtri nuk është e lehtë, aq më tepër që në një shkrim në gazetë të pasqyrosh dhe të evidentosh gjithë aktivitetin dhe punën e madhe që ata kanë kryer ndër vite në shërbim të mbrojtjes së atdheut. Përpara kësaj vështirësie ndjehem edhe unë teksa po rradhis këto radhë për shokun tim të shkollës dhe të jetës, një prej figurave më të shquara të ushtrisë tonë në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, kolonelin Bajram Mana, i cili këto ditë kremton 75 vjetorin e lindjes së tij. Që në fillim të herës dua të theksoj se ai ka pasur një karrierë ushtarake për ta pasur zili. E nisi nga komandant toge, komandant kompanie, shef shtabi e komandant batalioni, shef stërvitje dhe komandant Brigade, zv.drejtor i Drejtorisë Operative, komandant Korpusi e Divizioni dhe deri në detyrën e lartë të zv.ministrit të Mbrojtjes e zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake prej gati katër dekadash Bajram Mana është treguar shembull në punë e në jetë, i matur dhe i disiplinuar, i thellë në mendime dhe shumë i saktë në veprime. Shumë shpejt shkëlqeu në përvetësimin e artit ushtarak duke u bërë i njohur si një ushtarak që e priste një karrierë e suksesshme. Kudo e kurdoherëai u dallua në arritjen e rezultateve të larta në njësitë e repartet që drejtoi e komandoi, kërkues dhe i rreptë, por edhe shumë parimor, i dashur dhe i sinqertë me shokët e vartësit e tij. Ushtarakë të nivelit të lartë si Bajram Mana nuk i kanë munguar ushtrisë sonë ndër vite, por fatkeqësisht ata shpesh nuk janë vlerësuar si duhet nga udhëheqja civile e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shteti shqiptar, sidomos në këto vite të tejzgjatura te tranzicionit demokratik ata janë lënë krejt në harresë. Ligështohesh dhe është për të ardhur keq kur kujton qëndrimet ekstreme të shtetit demokratik në vitin 1992 me të ashtuquajturën reformë në ushtri, ku vetëm për motive politike u nxorën në lirim dhe u hodhën në rrugë me qindra e mijëra kuadro ushtarakë të zotë dhe të arsimuar me nga një e dy akademi, me përvojë të madhe pune e drejtimi në ushtri. Kështu u veprua edhe me Bajram Manan, të cilin e liruan nga ushtria në moshën 48 vjeçare, në kulmin i pjekurisë së tij si një drejtues i talentuar.

Fëmijëria dhe vitet e arsimimit

Bajram Mana lindi më 10 nëntor 1944 në qytetine Librazhdit, në një familje të thjeshtë, por e njohur për ndershmëri dhe atdhetarizëm në mbarë krahinën e tij. Shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare e kreu në qytetin e lindjes. Ishte një nga nxënësit më të mirë të shkollës dhe për këtë arsye i doli e drejta e studimit për mjekësi në Tiranë, por kushtet e vështira ekonomike e detyruam babain e tij, xha Bilalin, që ta dërgonte Bajramin në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në gusht të vitit 1958. Dhe nuk kishte gabuar. Këtë e tregoi më pas karriera brilante ushtarake që i biri i tij bëri ne ushtri. Shkollën “Skënderbej” e përfundoi në vitin 1962 me rezultate shumë të mira. Studimet e larta ushatrake Bajrami i vazhdoi me një grup prej 18 vetash për pilot në Shkollën e Aviacionit, e cila sapo ishte hapur në Vlorë. Por pas 6 muajve, për arsye shëndetësore, e detyruan të ndërpresë studimet e të rikthehet në Tiranë në Fakultetin Gjitharmësh të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Pikërisht këtu fillon dhe njohja ime me Bajramin, njohje e cila do të forcohej gjithnjë e më shumë dhe do të shndërrohej në një miqësi të ngushtë familjare që nuk është ndërprerë për asnjë moment. Të dy ishim studentë për gjitharmësh dhe u titulluam oficerë të Klasit të Parë në vitin 1964. Për rezultate të shkëlqyera na mbajtën të dy oficerë komandues në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, por që jepnim edhe mësim në togat përkatëse në 3-4 lëndë, si përgatitje fizike, përgatitje zjarri, përgatitje rreshtore dhe teori qitje. Në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve tërë kohën e kalonim bashkë, jetonim në një dhomë, shpesh zëvendësonim njëri-tjetrin në dhënien e mësimeve me grupet tona mësimore, ndanim së bashku hallet e njëri-tjetrit. Në shkollë qëndruam deri në vitin 1966, duke përballuar punë dhe ngarkesë intensive mësimore, me rregulla e disiplinë të hekurt në jetën e përditshme, me stërvitje të vazhdueshme. Ato ishin vite të paharruara për ne, një shkollë tjetër qa do të na lipsej aq shumë në të ardhmen.

Shkolla e jetës në njësi e reparte

 

Në vitin 1996 oficeri i ri Bajram Mana transferohet në Br e 12-të K në Librazhd, pra në vendlindjen e tij. Xha Bilali u gëzua shumëqë djali u afrua pranë njerëzve të tij. Kishin nevojë jo vetëm për praninë e tij më të shpeshtë, por edhe për ndihmën e tij financiare. Dhe Bajrami kurrë nuk i kurseu të dyja. Për 6 vite në këtë njësi ai kreu detyra të rëndësishme si shef stërvitje Brigade dhe komandant Batalioni. Ishte modeli i oficerit të përgatitur, mjeshtër i madh i stërvitjes së vogël, organizator i përsosur. Të gjitha mësimet treguese që zhvilloheshin me kuadrot e njësisë drejtoheshin nga Bajram Mana. Ai tregon me respekt se ka mësuar shumë nga eksperienca dhe njohuritë e thella ushtarako-profesionale që kishte komandant i asaj njësie, Veip Alikaj. Pas 6 vitesh punë me plot suksese dhe arritje në këtë njësi, në vitin 1972 Bajrami fiton të drejtën për të vazhduar studimet në Akademinë e Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila përgatiste oficerë shtatmadhorie dhe drejtues të lartë të ushtrisë. Edhe në këtë akademi Bajram Mana u shqua si një ndër akademistët më të mirë. Përveçse zgjeroi më tej njohuritë në nivele më të lata ushtarake, njohu më thellë kërkesat e artit ushtarak, Bajrami kishte edhe duar të arta në përgatitjen e hartave ushtarake. Idetë, vendimet dhe gjithçka tjetër që ai projektonte në mendje i pasqyronte dhe i stamponte në mënyrë të përsosur në hartat që duheshin aq shumë gjatë zgjidhjeve të detyrave të ndryshme. Të gjithëve u bënte përshtypje përgatitja e tij e lartë, por edhe thjeshtësia dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët. Në formimin e tij ushtarak, veç vullnetit të palëkundur, ndikuan fuqishëm edhe pedagogët e mirënjohur Niko Dolaku e Maliq Sadushi, të cilët kishin mbaruar studimet në akademitë famoze të ish-Bashkimit Sovjetik “Frunxe” dhe “Voroshillov”. Ata kishin një përvojë të madhe në drejtimin e njësive e reparteve ushtarake dhe kësisoj dinin të gërshetonin shumë mirë mësimet teorike në akademi me aplikimet në fushat dhe terrenet e stërvitjes.

E rrallë

Në historinë e Akademisë Ushtarake të SHP janë shumë të rralla rastet kur pa përfunduar studimet akademike, një student të marrë një detyrë të lartë drejtimi, siç mori Bajram Mana, duke u emëruar komandant i Br së 6-të të Këmbësorisë në Patos, në varësi të Korpusit I të Mbrojtjes Bregdetare në Fier. Ishte vetëm 30 vjeç, i pari komandant Brigade me këtë moshë. Temën e diplomës në akademi e mbrojti pasi kishte marrë në dorëzim detyrën luftarake të brigadës. Në Brigadën e 6-të spikatën dukshëm aftësitë drejtuese të komandant Bajramit, ku u shqua për vrullin, dinamikën dhe metodat e reja që solli në procesin e zbatimit të detyrave. Emërimi i Bajramit në detyrën e komandantit të Brigadës përkoi me spastrimet që ndodhën në ushtri në mesin e viteve 70-të dhe kur u dënuan drejtuesit kryesorë të saj me Beqir Ballukun në krye. Në këtë kuadër, në fushën e Myzeqesë që konsiderohej si një terren mjaft i favorshëm për desantim ajror nga armiqtë e vendit tonë,nga njësitë dhe repartet e Korpusit të Fierit u zhvilluan një stërvitje e madhe komplekse me trupa të drejtuara personalisht nga Mehmet Shehu. Në këtë stërvitje komandanti i Br.K në Patos Bajram Mana u dallua si organizator dhe drejtues i aftë ushtarak, duke tërhequr edhe vëmendjen e Mehmet Shehut, i cili veç detyrës së kryeministrit, sapo kishte marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në krye të detyrave të larta operative e strategjike

Në vitin 1975 Bajram Mana emërohet në detyrën e zv.drejtorit të Drejtorisë Operative, e cila ishte drejtoria më e rëndësishme e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë kohë ishte dhënë orientimi dhe kishte filluar puna për hartimin e planit të ri operativo-strategjik për mbrojtjen e vendit. Bajramit iu ngarkua detyra e planizimit luftarak të rezervave të Komandës së Përgjithshme në drejtimet operative e strategjike të vendit. Puna kishte ngarkesë dhe përgjegjësi të madhe. Kërkohej jo vetëm vullnet dhe impenjim i madh nga oficerët e Drejtorisë Operative, por mbi të gjitha mendim më të thelluar, aftësi dhe njohuri të thella të artit ushtarak. Për këtë periudhë të vështirë, Bajrami kujton dhe vlerëson shumë oficerët e drejtimit, Serjan Halili, Hysen Qendro, Halim Abazi, Tomorr Hila etj, të cilët përballuan një ngarkesë të lartë duke punuar pa u lodhur deri në orët e vona të natës. Në krye të tyre, i kudondodhur ishte Bajrami. Në këtë kontekst, po kujtoj një detaj. Në këtë periudhë në ambientet e Shtëpisë së Pushimeve të ushtarakëve në Durrës u zhvillua një sesion i gjerë shkencor me pjesëmarrjen e kuadrove kryesor të ushtrisë dhe të pushtetit në rrethe, në drejtimin e Mehmet Shehut dhe Byrosë Politike. Gjatë mbajtjes së referateve nga kuadrot kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë, Mehmet Shehu ndërhynte shpesh dhe bënte vërejtje. Kështu ai kritikoi ashpër drejtorin e Drejtorisë Operative (H. M.) për mosllogaritjen e saktë të forcave për periudhën fillestare të luftës. Në çast, nga salla ngrihet zëvendësi i tij, Bajram Mana dhe kërkoi leje për të dalë tek skemat dhe hartat përkatëse e për të argumentuar se gjithçka ishte llogaritur me saktësi. Mehmet Shehu ia dha fjalën Bajramit. Në sallë ra një heshtje varri. Bajrami, me një elokuencë e terminologji ushtarake të përsosur, argumentoi bindshëm se si repartet tona artmitraliere të buzës së kufirit ishin plotëshit të afta të përballonin me sukses mësymjen e divizionit armik në periudhën fillestare të luftës. Të gjithë sa ishin në atë sallë të madhe u habitën me guximin dhe aftësinë e këtij ushtaraku të ri. Mehmet Shehu me seriozitetin që e karakterizonte miratoi me kokë argumentin e Bajramit dhe për të krijuar një situatë më të ngrohtë iu drejtua sallës:“Më duket një argumentim bindës, – dhe duke iu derjtuar drejtorit Operativ, një ushtarak i njohur në ushtri tha, – Hajrulla, po pse nuk ia dhe ta mbante referatin këtij djalit të ri, se këta mbajnë mend më shumë. Unë dhe ti u plakëm dhe e ardhmja u përket këtyre”. Mua m’u bë zemra mal për vlerësimet që iu bënë shokut tim të shkollës. Në pushimin që u bë nxitova dhe e përqafova Bajramin. Këtë gjë e bënë edhe shumë oficerë të tjerë pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme për kohën. Në vitin 1978 Bajram Mana me orientim nga lart filloi dhe përfundoi me rezultate të shkëlqyera Kursin e Lartë të filozofisë, çka ndikoi fuqishëm në rritjen e nivelit të tij akademik dhe filozofik. Krahas këtyre, Bajram Mana tregon shpesh se gjatë punës në Shtabin e Përgjithshëm kishte përfituar shumë nga aftësitë profesionale dhe përvoja e madhe e strategut të shquar, Mehmet Shehut. “Unë kam patur fatin e madh që pas përfundimit të Akademisë Ushtarake kam përfunduar edhe një akademi të dytë ushtarake, atë të Mehmet Shehut”, shprehet shpesh ai.

Komandant i Korpusit të Korçës

Fillimi i vitit 1980 do të shënonte një ecuri tjetër në karrierën e ushtarakut të lartë Bajram Mana. Tashmë atij dhe disa kolegëve të tjerë oficerë të mirënjohur do t’i takonte e ardhmja e drejtimit dhe komandimit të njësive operative e strategjike të ushtrisë. Kështu, në moshën 34-vjeçare, Bajrami me vendim të Byrosë Politike e të Këshillit Mbrojtës emërohet komandant i Korpusit 3 të Këmbësorisë në Korçë, i cili mbulonte një nga drejtimet më të rëndësishme operative e strategjike të vendit, në drejtim të kufirit grek dhe atij jugosllav. Detyra ishte e një rëndësie të veçantë. Bajrami e vlerësoi si një detyrë tepër të rëndësishme dhe punoi me një përkushtim të madh për ta kryer sa më mirë atë. E ndiente shumë përgjegjësinë e detyrës dhe asnjëherë nuk u tërhoq para vështirësive. Përparësi i kushtoi njohjes së terrenit duke shkelur në këmbë gjithë brezin kufitar nga Leskoviku deri në Qafë Thanë, duke u ndalur posaçërisht dhe me shumë përgjegjësi në drejtimet më të mundshme të lëvizjes dhe mësymjes të forcave të armikut. Gjatë kësaj periudhe ai u shqua edhe si një organizator dhe drejtues i zoti i shumë stërvitjeve shtabi, komando-shtabi dhe stërvitje me trupa të shumënjohura me emrat kodik si: “Dragoi’, “Morava”, “Ivani”, “Kështjella” etj. Po kujtoj njërën prej tyre. Në vitin 1981 u zhvillua stërvitja komando-shtabi e kombinuar me stërvitje me trupa, me pjesëmarrjen e 5 njësive rezervë të Komandës së Përgjithshme dhe me kalimin e 3 rretheve në binarët e kohës së luftës. Ishte stërvitja me pjesëmarrje më të madhe të forcave dhe mjeteve ku rrethi i Korçës, Pogradecit dhe Ersekës kishin kaluar në organikat e kohës së luftës dhe ekonomia ishte kthyer në binarët e luftës. Kjo stërvitje kërkonte organizim, mobilizim, drejtim e komandim të përsosur. Në këtë stërvitje u inkluduan edhe shtabi i komandës dhe i reparteve tëBr16K të Gramshit si njësi rezervë e Komandës së Përgjithshme duke kaluar në varësi operative të komandës së Korpusit Korçë. Si komandant i kësaj brigade kisha merak se si do të dilja, kërkoja me këmbëngulje të paraqiteshim sa më mirë jo vetëm si një njësi e RKP-s, por edhe sepse kisha shqetësimin e madh sepse këtë stërvitje kaq të madhe e drejtonte shoku im, Bajram Mana. Në të gjithë këtë rajon të madh kishin zbarkuar drejtues të lartë të shtetit, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, drejtues dhe profesorë të Akademisë Ushtarake dhe nga mjaft insitucione të tjera qëndrore e lokale. Dua të nënvizoj se Bajrami kishte bërë përgatitje tepër serioze. Ai shkëlqente në organizimin e drejtimin e trupave, komandove e shtabeve. Veprimet u kryen si në luftë të vërtetë. Mua më shkëlqenin sytë nga gëzimi, që shoku im më i mirë i jetës dhe i karrierës ushtarake në këtë stërvitje shkëlqeu dhe mori vlerësimet maksimale nga MM dhe Shtabi i Përgjithshëm. Gjatë periudhës që drejtoi Korpusin e Korçës Bajram Mana i ka raportuar dy here Enver Hoxhës për gjëndjen e gatishmërisë, fortifikmin e zonës së mbrojtesm sidomos në drejtimin e frontit jugosllav dhe gjendjen moralo-politike të efektivave të njësive dhe reparteve të vartësisë së tij. Dhe vlerësimet kanë qenë mjaft pozitive.

Nesër do të lexoni:

-1983 me urdhër të Enver Hoxhës Bajrami caktohet zv.ministrër i Mbrojtjes

-Vlerësimi për Kujtim Çakon, Agim Binaj, Lutfi Hasnega, Kujtim Baholli, Arqile Veshi, Azis Keta, Ramis Fiçori, Zeno Jaho

Në kupolën e lartë të ushtrisë

Në fillim të vitit 1983 ushtria shqiptare kaloi në një strukturë të re organizative, nga niveli më i lartë Korpusi kaloi në Divizione. Edhe udhëheqja e MM dhe e Shtabit të Përgjithshëm pësoi ndryshime radikale.Kjo solli një lëvizje të ndjshme të kuadrove në të gjithë ushtrinë. Pikërisht në këtë kohë Bajram Mana me vendim të Byrosë Politike dhe Komandantit të Përgjithshëmtë FA Enver Hoxha emërohet në detyrëne lartë tëtë zv.ministrit të Mbrojtjes dhe disa vite më vonëedhe zv.shef i Shtabit të Përgjithshëmtë Ushtrisë. Të gjitha këto detyra ai i kreu me nder dhe dinjitet të lartë për 8 vjet me radhë. Nuk mund të mos përmend edhe cilësitë e larta njerëzore të Bajram Manas. Ai dinte të vlerësonte punën e kuadrove me të cilët punonte, i ndihmonte dhe i mbronte ata para ministrit të Mbrojtjes. Kështu ai vlerësonte punën e drejtorëve dhe specialistëve të vartësisë së tij. Mund të përmend vlerësimin që kishte për aftësitë dhe punën e Kujtim Çakos, i cili më vonë u bëedhe zv.ministër i Mbrojtjes, si dhe shumë kuadrove të tjerë si, Agim Binaj, Lutfi Hasnega, Kujtim Baholli, Arqile Veshi, Azis Keta, Ramis Fiçori, Zeno Jaho e të tjerë. Fillimisht si zv.ministër i Mbrojtjes ai drejtoi një sektor të rëndësishëm dhe të vështirë siçështë sektori ekonomik. Me inteligjencën dhe përgjegjësinë e lartë që kishte ai shumë shpejtë arriti të njoh në detaje problemet ekonomike të ushtrisë. Me modestinë që e karakterizonte ai vazhdimisht i quante profesorë të tij ekonomistët dhe kuadrot e logjistikës qe punonin me të në këtë sektor, i pyeste pa ndroje dhe së bashku mernin vendimet e duhura. Në këto vite unëkryeja detyrën e ndihmësit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Frontin Verilindor dhe duke qenënëkëtë detyrëdëgjoja shpesh komandantët e divizoneve dhe të brigadave të më flisnin me shumë respekt për Bajramin, por kur mesonin se ekipet e kontrollit që vinin nga MM drejtoheshin nga zv. ministri Bajram Mana ata lëviznin seriozishtnga vendi dhe mernin të gjitha masat e duhura në njësitë e repartet e tyre, sepse e dinin mirë që Bajrami kishte njohuri në të gjithë fushat: të artit ushtarak, të planit operativ, në fushën e logjistikës, bilanc-furnizimit,financës dhe fortifikimit dhe nuk të faltepër mungesat e dobësitë qëmund të vëreheshin.

Bajram Mana erdhi në kupolën e lartë të ushtrisëkur ajo ishte më e organizuar, më e kompletuar me armët më moderne të kohës, e aftë për të bërëballë çdo agresion të mundshëm. Në atë kohë ushtria shqiptare kishte 22 divizione, 1200 tankë, 240 avionë,4-5 baza ushtarake detare,mijëra gryka zjarri artilerie tokësore e kundërajrore,5 baza furnizimi të ushtrisë, rezerva materialo-teknike; në çdo drejtimzhvilloheshin stërvitje shtabi dhe me trupa, dimër dhe beharë, ditën dhe natën. Kam qenë me fat që edhe unë në këto vite të punoja në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë për drejtimin e forcave të frontit verilindor dhe të bashkëpunoja vazhdimisht me shokun tim, Bajram Mana për të organizuar dhe drejtuar shumë stërvitje së bashku.

Jeta e Bajram Manas është e pandarë nga ushtria, ajo është e mbushur me shumë ngjarje dhe evenimente të rëndësishme,atje ku ka punuar dhe shërbyer ai kontributi ka qenë i çmuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyera për përgatitjen, stërvitjen, organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura.Pas largimit nga ushtria nga e ashtuquajtura reformë, shumica e ushtarakëve u organizuan në shoqatën e ushtarakëve me qëllim që të mbronin të drejtat ekonomiko-financiare të tyre. Bajram Mana, si figurëe spikatur, ka luajtur një rol të madh nëmbajtjen gjallë të traditave ushtarake. Anëtarësia e ka zgjedhur atëzv.president i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë. Ai ka udhëhequr dhe drejtuar shumëlëvzje, protesta e demonstrata të ushtarakëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ka organizuar shumë takime me personalitete të larta shtetërore për të realizuar dhe lehtësuarhallet e problemet e ushtarakëve në tërësi. Ai, edhe tani, është shumë aktiv dhe jep një ndihmesëtë vyer në gjirin e ushtarakëve të liruar, në rezervë dhe në pension.

Për punën dhe kontributin që ka dhënë në Forcat e Armatosura, Bajram Manas i janë akorduar 3 urdhra dhe 4 medalje të ndryshme. Unë jam ndierë me fat dhe jam krenar që kam qenë dhe jam një mik i tij, por edhe një bashkëpunëtor i ngushtë nëkarrierëntonë tëgjatë ushtarake. Ndaj dhe në përvjetorin e 75-të të jetës së tij i uroj:

Gezuar ditelindjen miku im i shtrenjte, gjeneral Bajram Mana!