Imer Bajram Gjana: Zhdukja e traditave, ku dolli ngriheshin për Enverin, Titon, Stalinin dhe Mao Ce Dunin

794
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish mësuesi  Imer  Bajram  Gjana: Rrethimi i Muharrem Bajraktarit dhe arratisja e tij në Belgjikë

Gabrica nga ku është Imer Gjana, është një fshat i vogël me bukuri natyrore, me njerëz të punës, të besës, të pushkës, të etur për miqësi, arsim e kulturë. Ky fshat ka qenë dhe mbeti model për rrethin e Kukësit. Dallohej, në radhë të parë, për unitetin, dashurinë dhe respektin që njerëzit ushqenin për njëri – tjetrin, për mikpritje e bujari. Ky fshat dallohej për rritjen e blegtorisë, veçanërisht të dhisë e të vreshtave. Të parët tanë që bënin pazarin në Prizren tregonin se dhia dhe rrushi ynë shitej menjëherë. Tregtarë të ndryshëm nxirrnin në pazar mall nga Gabrica. Kanionet e Gabricës rrethoheshin nga pyje të lartë, mund të them – shekullorë, sepse ruheshin dhe riprodhoheshin nga prona private. Kryesisht mbizotëronte dushku, shkoza, frashëri. Kodrat, fushat, luginat ishin të emërtuara, si Maja e Pjeshkës, Bulqiza, Maja e Shpatit, Lugu i keq, Boka e burrave, Ara Lanë, Bojdane, Rrëzë, Laki i Kodrës, Lugji i Denit etj.. Gjatë gërmimeve për ndërtime, për themelet e stallave të kooperativës, në një pjerrësi, shpat, në thellësi mbi dy metra u zbuluan dy varre, që ishin ndërtuar me gurë gëlqerorë në formë kubike një llullë për pirjen e duhanit dhe një kryq alumini, që vërtetoi se ky vend ka pas qenë i banuar që në kohë të hershme nga njerëz të besimit katolik.

 Patriot të mëdhenj, kundër gjenocidit serbomadh në vitet 1912-1913

….

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf