
…Një nga kuadrot më të mirë nga Geghyseni,Tropoja e më gjërë ishte edhe Qazim Brahimi nga Selimajt e Geghysenit.Ai del tamam nga ai truall që në disa brezni ecën në rrugën e burrnisë,trimërisë,bujarisë e fisnikërisë së përmendur…
…”Kush e bani n’Gjakovë namin,
Për nji fjalë,Bashot Ozmani…”
…E bash këtu në truallin e Bashotës,lindi Qazimi,brezi I pestë që përcjell vlera…Bashot Ozmani mbeti në histori në vitet 1840-1845,bashkë me geghysenasit Qerim Delia,Fazli Rrusta, Fazli Haziri,etj. Muzli Binaku Osmanaj (gjyshi I Qazimit) tani e 104 vite më parë me 1915 vritet nga serbo-malazezët në sytë e djalit të tij,Brahim Muzia (Babai I Qazimit),dhe në varrimin e tij u morën shumë geghysenas dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së Dëshmorit,Isuf Zog Osmanaj e Zeqir Binak Osmanaj,që të 16-ët u masakruan në Shkallë të Grisë me 1915.Brahim Muzli Osmani (Babai I Qazimit) I cili e pa me sytë e tij Babën tek ia vranë serbo-malazezët,si një nga luftëtarët me të njohur nga Geghyseni si Met Fazli Sylhajdaraj,Ukshin Avdyl Qerimaj,Bajram Hysen Rexhaj etj,u ndikua fort nga historia e të parëve dhe e Geghysenit në përgjithësi.Brahim Muzlia ishte një burrë fisnik që populli I Geghysenit e pati pagëzuar si “Plafi I katundit “.Ai gjatë gjithë kohës që pati detyra para e pas çlirimit,ishte I tillë që asnjë familje nga Selimajt nuk pranoi të bëhej kulak a të përçudnohej,ndaj dhe gëzonte respektin e gjithë njerëzve,derisa në vitin 1956 ai shkoi të jetonte familjarisht në fshatin Luzhë,pasi një ortek I rënë në Geghysen ia mori njërën kullë trekatëshe,dhe mori jetën e djalit dhe bashkëshortes së Isen Isen Osmanajt…

* * *
…Në një ambient të tillë familjar,lindi me 07.10.1938 Qazim Brahimi.Mësimet e shkollës fillore I kreu në vendlindje me rezultate të shkëlqyera duke mbaruar nga dy klasa në një vit.Me mbarimin e 7 vjeçares në konviktin “Tom Kola” në Shkodër,vijon mësimet në Politeknikumin “7 Nëntori” në degën gjeologji-miniera, por për nevojat e kohës e zgjedhin dhe e dërgojnë për studime në shkollësn e Aviacionit në Bashkimin Sovjetik.Me mbarimin e studimeve atje, emërohet në vitin 1962 pedagog në Akademinë e Aviacionit në Vlorë,detyrë të cilën e kryen për 20 vjet me radhë, deri me 1981 kur transferohet në Komandën e Aviacionit në Ministrinë e Mbrojtjes.Gjatë karrierës së tij ushtarake në Vlorë dhe në Ministri,Qazimi ka shkruar shumë artikuj e rubrika në shtypin ushtarak të kohës si, “Zëri I Vlorës “,”Për mbrojtjen e Atdheut”,”10 Korriku “,”Luftëtari”,”Në shërbim të popullit”,etj. Ai ngriti muzeun e Shkollës së Aviacionit dhe ka hartuar tekste mësimore për shkollën e Aviacionit.Në vitet e fundit të jetës,është dekoruar nga Kuvendi Popullor për merita të veçanta në shërbimin ushtarak…
* * *
…1987…Një helikopter pasi erdhi në B.Curri,gjatë kthimit për në Tiranë,fluturonte ulët sa na u duk sikur do prekte majat e qarrave në Breg të Geghysenit dhe çatinë e shpisë së tij në Selimaj-Geghysen…Këtë gjë e bënte Qazimi sa herë vinte në Tropojë,ai jo vetëm nga Geghyseni, por edhe nga bjeshka e tij,Lugbati I dashur ku kish kaluar verat e fëmijërisë.Në dhomën tij mbante një degë gështënje në lulëzim si mall e dashuri për vendlindjen e tij.Kjo kish qënë ardhja e tij e fundit në vendlindje…Ai ndërroi jetë në moshë të re dhe në kulmin e karrierës,në vitin 1987.
Ai u përcoll me nderimet më të mëdha nga kolegët ushtarakë dhe të gjithë ata që e njohën.Figura e Qazim Brahim Osmanajt është modeli I njeriut dhe kuadrit ushtarak…



















