Ferdinand Shkalla: Si e fsheha ditarin me takimet me Mehmetin, u prish nga lagështia

1047
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish -futbollisti dhe ish -Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Ferdinand Shkalla

Futbollist, por dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Elbasanit për 7 vjet. Një përgjegjësi e madhe për atë kohë. Ka një kujtesë të çuditshme dhe flet për Elbasanin sikur të dhënat t’i ketë në letër. Thuajse i ka takuar të gjithë ish-udhëheqësit e regjimit komunist dhe me ta ka kujtime nga më të ndryshmet. Sipas tij, në atë sistem puna ishte me përgjegjësi dhe çdo takim të kushtonte shumë.

 Karriera sportive (futbollistike)

 -Fillimi 1953 deri më prill 1970.

-Pozicioni: sulmues i avancuar në qendër (Nr.9)

-18 vjeç me ekipin e parë të Elbasanit.

-Një nga sulmuesit më të mirë të Elbasanit – futbollisti më inteligjent. Një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit në festimin e 100- vjetorit të futbollit Elbasanas.

-Ka shënuar 196 gola në karrierën e tij. (Në ndeshjet zyrtare, miqësore në ekipet e moshave dhe ekipin e I-r të Elbasanit.

-Fitues i kupave:

-Viti 1961, fitues i kupës së gazetës “Zëri i Popullit”.

-Viti 1962, fitues i kupës së gazetës “Mësuesi”.

-Përdorues i shkëlqyer i topit, përdorimi i thembrës, rafishatë, lëvizje me top e pa top. Ka shënuar gola me të gjitha pjesët e trupit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf