Fejzi Rrokaj: Operacioni i dimrit dhe dështimi i tij!

730
Sigal

Me rastin e 70- vjetorit të themelimit të Brigadës së 5-të Sulmuese

Komisari Hysni Kapo dhe Komandanti i Brigadës, Shefqet Peçi

 Formimi

Më 28 nëntor 1943 u grumbulluan në Gumenicë rreth 500 partizanë për formimin e Brigadës 5-të S. Por gjendja e krijuar nga sulmet e forcave nazi-balliste, nuk lejuan ardhjen e të gjitha njësiteve të caktuara për të bërë pjesë në atë brigadë dhe komanda u detyrua ta shtyjë inaugurimin e saj me qëllim që të grumbulloheshin të gjitha forcat që do të themelonin brigadën. Komiteti Qarkor dhe Komanda e Brigadës, të mbështetur në udhëzimet e Komitetit Qendror dhe në urdhrin e Shtabit Përgjithshëm; krahas luftës ashpër, gjatë muajit dhjetor vazhduan me ngulm, për përgatitjen e plotësimit të forcave partizane dhe të kuadrove për forcimin dhe kompletimin e batalioneve të tjerë dhe inaugurimin e Brigadës, si njësia më e madhe në Qark. Suksesi që korrën forcat e sapoformuara, por të painauguruara të Brigadës 5-të S, bashkë me forcat e Brigadës I S. kundër operacionit gjermano-ballist gjatë muajit dhjetor në Luginën e Mesaplikut, thirrja e Komitetit Qarkor dhe thirrja e këshillit NCl të Qarkut, lëshuar në janar të vitit 1944 bënë të hidheshin në masë dhe të mbushnin radhët partizane me mjaftë shokë të njësiteve guerile dhe çetave territoriale të fshatrave. U morën të gjitha masat, u porositën organizatat e partisë, rinisë, komandat e vendit dhe këshillat NÇl., të lajmëronin popullin me qëllim që dita e inaugurimit të Brigadës të kthehej në festë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf