Ditari sekret i Veli Llakajt:Si e mora urdhrin e Enver Hoxhës dhe ndërtuam Vendkomandën e Shtabit të Përgjithshëm

917
Sigal

Ditari sekret i ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Veli Llakaj për ndërtimin e ‘Vendstrehimit bërthamor’. Urdhri i Enverit, misioni, debatet me Mehmetin, inspektimi nga Enveri dhe përurimi

 Hapja këto ditë e ‘Tunelit antibërthamor’ sekret, ish-vendkomandës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, kthyer në muze, ka ngjallë interes jo vetëm në vend, por dhe në opinionin ndërkombëtar… Ndërkohë, detaje interesante lidhur me ndërtimin e këtij objekti, jepen në ditarin ‘sekret’ të Veli Llakajt, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ish-krahut të djathtë të Mehmet Shehut dhe personi që organizoi e priti Enver Hoxhën, në cilësitë e Komandantit të Përgjithshëm në Vendkomandën e re të Shtatmadhorisë…

                    *       *      *
Pas prishjes së marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik, me interesimin dhe porosinë direkt të Enver Hoxhës, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, sipas dokumenteve luftarake të kohës në Ministrinë e Mbrojtjes, u vendos që vendkomanda e komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në rajonin e Bërzhitës të kalonte në vendkomandë rezervë dhe të ndërtohej vendkomanda e re në rajonin e Linzës. Ndërtimi i vendkomandës së re, e gjitha nëntokësore, u bë në përputhje me konceptet e reja të mbështetjes së mbrojtjes në forcat tona.  Dhe barra kryesore e kësaj detyre të rëndësishme, i binte Veli Llakajt, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ai, por dhe bashkëpunëtorët kujtojnë se VK e re, ishte një punë voluminoze, por mbi të gjitha me një përgjegjësi tepër të veçantë. “U desh një kohë e gjatë, mund, djersë dhe investime të mëdha, derisa ky objekt i rëndësishëm nëntokësor , të përfundonte e të vihej në funksionin në mesin e vitit 1978”, – kujton Ibrahim Shametaj, ish-kryeinxhinier i ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe një nga specialistët kryesor të projektimit e realizimit të sistemit të gatishmërisë së ndërlidhjes në këtë objekt lufte.
Situata

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf