Çano Nora: Gjirokastriti Fejzi Bej Alizoti, nga zyrtar i Perandorisë Osmane, pjesmarrës në qeverinë e Ismail Qemalit dhe në atë të Shefqet Verlacit

* HISTORIA E FEJZI ALIZOTIT, QË U DËNUA PËR AGJITACION E PROPAGANDË ME 8 VITE BURG.VUAJTJA E DËNIMIT NË BURGUN E SPAÇIT DHE NË ATË TË BURRELIT.

* RIZA ALIZOTIN SI E VARI NË   LITAR REGJIMI I ENVER HOXHËS NË 10 TETOR  1947, NË DITËN QË AI FESTONTE DITËLINDJEN ME FAMILJEN I TIJ

Sigal

* SI I LIDHËN DUART RIZA ALIZOTIT ME PRANGAT QË USHTRIA ITALIANE I MBANTE PËR TË SHTËRNGUAR KËMBËT E KAFSHËVE.

* FEJZI ALIZOTIT  DJALIT E INXHINIERIT TË NAFTËS, S’I JEPNIN NUSE SE ISHTE DJALI I “ARMIKUT TË POPULLIT”.

* NGA STUDENT PASUNIVERSITAR I OKSFORDIT, NË GJYKATËN E REGJIMIT KOMUNIST, KU DO TË NJIHEJ ME LAJMIN TRONDITËS, ATË TË VARJES SË TIJ TE RREPET E KUÇOVËS.

Familja Alizoti ishte një ndër familjet  më të njohura në qytetin e Gjirokastrës.Të parët e tyre kanë ardhur nga Turqia ,por brezat e mëvonshëm këtu u lindën dhe këtu u rritën ,  Gjirokastrën njihnin për vendlindje të tyre.Këtu,në qytetin jugor,Fejzi Bej Alizoti, nuk e kanë njohur  thjeshtë si një banor i këtij qyteti,por e kanë njohur me gjithë historinë e jetës së tij.Kjo familje u njoh për dënimet pa fund,për persekutimet e pjestarëve të saj,deri me marrjen e jetës,me ekzekutimin me pushkatim dhe me varje në litar.Më poshtë për lexuesit e  a gazetës “Telegraf”,po sjellim  historinë e plotë të kësaj familjeje gjirokastrite.

GJIROKASTRITI FEJZI BEJ ALIZOTI, NGA ZYRTAR NË PERANDORINË OSMANE, NË PJESMARRËS NË QEVERINË E ISMAIL QEMALIT DHE NË ATË TË SHEFQET VËRLACIT.

Fejzi Bej Alizoti lindi këtu në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1874, ku në kohën e   Perandorisë .Osmane  zuri vënd si zyrtar  dhe më vonë do të ishte prezent  dhe në qeverinë e Ismail.Qemalit

S’kaloi shumë kohë dhe Fejziu do të zinte një vend të lakmuar në atë qeveri,duke u ulur denjësisht në karrigen e Ministrit të Financave,në qeverinë e SHefqet Vërlacit në vitin 1939.Aty në atë detyrë do të vazhdonte gjer në vitin 1940.Kur qeveria komuniste ,më vonë,kur erdhi në pushtet e dënoi me pushkatim,për agjitacion e propagandë. Ishte veprimtar politik ,Ministër i Punëve të Brendëshme në qeverinë Vlora,Ministër i Financave në vitin 1927 deri në vitin 1940, Guvernator  i Kosovës  deri në 1942.U diplomua në Stamboll për diplomaci.

RIZA ALIZOTIN E ARRESTUAN DITËN QË FESTONTE DITËLINDJEN, SË BASHKU ME FAMILJEN E TIJ.E VARËN NË LITAR INXHINIERIN, QË DO T’A KËRKONIN NAFTËTARËT DHE PUSET E NAFTËS.

Edhe Rizain, që kishte studiuar për inxhinier nafte,do t’a priste i njëjti fund si ai i të Atit.Në kohën që e pushkatuan inxhinierin e njohur në fushën e naftës,ai ishte vetëm 37 vjeç.Dënime pa  fund për këtë familje ,me burgime ,internime dhe persekutime ,por ato s’u shoqëruan

asnjëherë me rënkime prej frikës se do t’ju pritej jeta në mes si një fije bari.Edhe përpara skuadrave të pushkatimit s’u  frikësuan dhe s’kërkuan mëshirë,që ata që kishin në dorë jetën e tyre,nga goja e martirëve të familjes Alizoti s’e dëgjuan asnjëherë lutjen dhe nënshtrimin para padronëve.

Ndërsa Fejzi Bej Alizotin e pushkatuan me një urdhër barbarë e të pamëshirshëm,të birin e tij,Rizain,inxhinierin e puseve të naftës,e varën në litar.

Fejziun  e arrestuan në vitin 1945,bashkë me 16 intelektualë të tjerë,të cilët punonin në detyra të ndryshme.Pas arrestimit aq të bujshëm në atë kohë,i mbajtën disa muaj në hetuesi dhe pastaj ata do t’i priste gjyqi ,në bankën e të akuzuarit.Kur u gjykuan  dhe u gjetën “fajtorë” ,u dënuan të 16-të, me pushkatim.Pa u bërë gjyqi,që me arrestimin e Fejziut,I morën  edhe atë pasuri që kishte  dhe pjestarët e tjerë të familjes,i nxorrën me forcë me gjithë fëmijtë e tyre të vegjël dhe i internuan që atë ditë.

Nuk u mjaftuan me kaq ,por edhe për Rizain ,që kishte marrë edhe një medalje me  “Urdhërin e Punës”,por edhe atij i’a morën jetën duke e varur në litar.E.mbytën inxhinierin !I’a prenë ëndrrat e jetës në mes,njeriun e denjë,që të nesërmen do t’a kërkonin naftëtarët dhe puset e naftës shqiptare.Iku i miri,studenti që arriti të vente dhe të dilte më mirë se studentët e tjerë,që kishte në krahë,në universitetin e Oksfordit.E varën inxhinierin në litar,sikur të kishte kthyer botën përmbys,si të kishte bashkuar qiellin me tokën,si të kishte shuar jetë njerëzish,si t’i kishte  marrë hënës buzëqeshjen.E varën përpara publikut,të cilët e përjetuan këtë ngjarje me dhimbje në zemër e lotë në sy.U iku një inxhinier,u iku një shok nga më të mirët.Rizai pati fatin e të Atit ,Fejziut.Atje do të ishin të dy bashkë,babë e bir,me vështrimin nga të afërmit që i lanë të dëshpëruar,me sytë nga njerëzit dhe puntorët nëpër puset e naftës,që u mbeti koka nga dera se mos u vinte inxhinieri.Ajo ditë ishte 10 tetor e vitit 1947.Njerëzit ishin mbledhur për të festuar dhe uruar inxhinierin .Atë ditë ai kishte ditëlindjen.Atë ditë ai mes gëzimeve dhe emocioneve,festonte ditëlindjen e tridhjetë e shtatë të jetës së tij.Por e arrestuan mes njerëzve,që festonin me Rizain së bashku.Pritej vetëm vendimi i gjyqit.Vendimi pritej:Me varje në litar.Teksa inxhinieri përqafonte njerëzit e zemrës mes atij  pikëllimi,policët e  skuadrës që do zbatonin urdhërin ,e shtynin urrejtshëm drejt litarit,të cilin e kishin bërë gati që më parë.Ndërsa Rizai mbylli sytë aty te litari i vdekjes dhe zemra i pushoi së rrahuri,pjestarët e tjerë të familjes i hypën në makinë për t’i çuar në kampin e internimit aty poshtë në Tepelenë.Rizain e lanë  tek  rrepet e Kuçovës  dhe pas një ditë e hodhën afër puseve të naftës,aty,aty,ku naftëtarëve do t’ju therte zemra përgjithmonë për inxhinierin e tyre.

Pas ekzekutimit të Rizait,bashkëshortja e tij,Vera Ypi,mbesa e Xhafer Ypit ,ish kryeministër i Shqipërisë ,mbeti me tre fëmijë të vegjël,ku një vajzë e saj e mori burrin turk.Verën,gruan e inxhinier Rizait e internuan në kampin e Tepelenës.Vëllai.i Verës,Adnani ,kishte përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake në Modena.Ai punoi në strukturat e Natos ,si ushtarak nga viti 1950 .Adnani punoi në qendrat e stërvitjes  të “Kompanisë 4000″ në Munih të Gjermanisë, aty ku përgatiteshin  grupet  që do të vinin në Shqipëri , me detyrën për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Verën e internuan në Vilë – Boshtovë të Kavajës dhe vdiq në Itali në vitin 1968.

Fejzi Riza Alizoti, nuk vazhdoi më tej se shkolla e mesme. E kush mund të jepte të drejtën e studimit për një djalë të”armikut” ,sado që ai ishte më i dalluar  se nxënësit e tjerë.E hoqi nga mëndja vazhdimin e shkollës së lartë,por biografia do t’i bëhej pengesë edhe për të gjetur një vajzë për bashkëshorte në jetë.U njoh dhe u dashurua me vajzën e Ilmi Lekës.Edhe ajo vajzë e pa persekutuar ishte,se babain e saj e kishin pushkatuar në vitin 1945.

Me gjithë ato dënime brenda një familjeje, me varje ,me pushkatime,persekutime e internime ,Fejzi Riza Alizoti do të përballej me hakërimet dhe kërcitjet e dhëmbëve të policëve të sigurimit dhe lidhjen e duarve me prangat që ushtria italiane i mbante për të shtërnguar këmbët e kafshëve.Përtej kësaj sjelljeje dhe këtyre dënimeve ,Fejziu ruhej se edhe për një fjalë goje ,ai do të përgjigjej  dhe ndiqej nga policia  dhe pastaj e priste I njëjti fat i të parëve të tij.Por edhe një ndjenjë e brendëshme sikur i thoshte se s’do gjenin më asnjë gjë të dyshimtë ,për të vënë në bankën e të akuzuarit,vajzën dhe gruan e tij.E çuan të punonte në minierë.Dhe menjëherë u tregua i gatshëm.S’kishte çfarë të bënte.Për të nuk kishte punë tjetër të zgjedhur.Nëntoka e priste.Aty ku dhe dielli mungonte.Aty ku dhe ajri ishte i paktë.Aty ku dhe qielli për atë dhe të dënuarit e tjerë kishte mbetur si një kujtim i largët.Ai ishte cilësuar “Armik i Popullit”.Në vitin 1979,teksa po dilte nga thellësitë e nëntokës ,u drejtua për nga dushi të lahej,e thirrën në drejtorinë e burgut.Aty ishte dhe operativi i zonës së bashku me drejtorin dhe një punonjës të  sigurimit të shtetit.S’e lanë të shpjegohej,por menjëherë i hodhën hekurat ,duke i dhënë lajmin e trishtë se,”Në emër të popullit je i arrestuar”.S’e priste këtë gjë,s’e u ruhej provokimeve të sigurimit.Fejziu,vetëm në një gjë ndjehej “fajtor”,se në një ditë gjatë punës  në minierë i kishte thënë vetes së tij:”U lodha”.Kaq u desh për t’a raportuar atë në drejtorinë e burgut dhe pastaj për të të bëheshin gati hekurat.

– Nga kush je lodhur? Kjo ishte pyetja e parë e policëve të sigurimit.Nga pushteti popullor?

Arrestimi s’ishte bindës për të,por siç doli edhe më vonë,Fejziun e arrestuan se kishte thënë atë ditë që arrestuan Beqir Ballukun:” Beqir Ballukun e arrestuan kot!”Vetëm për këtë,Fejziun e mbajtën 7 muaj në hetuesi .E kishte radhën gjyqi.E dënuan  me dhjetë vite burgim  dhe me heqje të drejtës për të votuar për një kohë prej 5 vitesh.E çuan për të vuajtur dënimin në burgun famëkeq të Spaçit. Aty do të gjente dhe të burgosurit e tjerë.Edhe Spartak Ngjelën,edhe Fatos Lubonjën.

FEJZI ALIZOTI, DJALI I INXHINIERIT QË E VARI ME LITAR REGJIMI I ENVER HOXHËS. S’I JEPNIN AS NUSE, SE ISHTE I BIRI I “ARMIKUT TË POPULLIT”

Fejzi Riza Alizoti,që vuajti në burgjet komuniste ,që s’guxonte të shprehte siç i mendonte gjërat,që e kishte të ndaluar të shante regjimin e Enverit,se për këto dhe të tjera ,ishte ndëshkuar familja e tij dhe ai vet si pasardhës i tyre.S’guxonte të mërmëriste me vete:” U lodhe?”.Se gati ishin prangat italiane që i mbanin për të shtërnguar këmbët e kafshëve.Gati ishin prokurorët  dhe gjyqtarët e regjimit.Kështu e .kishin pësuar dhe të parët e tij.Ata që u dënuan,u burgosën  ,që u pushkatuan   dhe i varën në litarët e vdekjes.

Po ç’kishin me Fejziun?!Atij s’i dëgjohej zëri.Punonte dhe realizonte normën  i pari aty  thellë nëpër galeritë e nëntokës.Ai e shihte vet,se sa i rreptë ishte regjimi i Enver Hoxhës,se sa e egër ishte diktatura.Mirreshin jetët e njerëzve të pafajshëm.Fejziu,djali i inxhinierit që i hodhën litarin dhe e varën,nuk kërkoi për asnjë çast mëshirë e falje,por qëndroi si lis në këmbë edhe përpara torturave më çnjerëzore,edhe përpara asaj dhune të egër që prodhonte ai sistem.Fejziu kurrë s’u  përpoq të paragjykonte të parët e familjes së tij,që gjetën vdekjen nga torturat dhe dënimet pa fund.”Agjitacion dhe propagandë”.Kjo ishte akuza.Sigurimsat ,aty kërkonin të mbaheshin dhe të justifikonin arrestimin e njerëzve të pafajshëm.Gjyqtarët dhe prokurorët,me ato donin t’i shërbenin regjimit dhe të bindnin eprorët,se ishin në krye të detyrës dhe vigjilentë.Ja,pikërisht me këta u përballën të parët e Fejzi Riza Alizotit,por edhe ai vet,pa asnjë mëdyshje.

Ai lindi gjatë kohës që familja ishte në internim dhe kur të rritej dhe t’i kuptonte më mirë gjërat, do t’a mundonte brenga e të dënuarve të familjes së tij dhe se qëndrimi i tyre do të ndikonte edhe tek ai.

Siç thamë edhe më sipër që e dënuan me dhjetë vite burgim,por nga një amnisti ai do të përfitonte tre vite ulje të dënimit.Pasi bëri 7 vjet burg në burgun e ferrit në Burrel dhe në Spaç ,e dërguan në kampin e kompleksit “Dinamo” në Tiranë.Ai priste që të dilte nga kampi ,por i morën  fletën e lirimit dhe pas disa minutash  i erdhën me  një xhip  dhe priste që t’i  hidhnin hekurat përsëri .S’e lanë të qetë as në ditën e fundit të mbarimit të dënimit.Menjëherë,i’u lut të dënuarve që ishin aty afër tij, t’i jepnin një xhup të përdorur,se  mendoi rastin e keq,atë të çuarjes prapë në burgun e Spaçit.Ishte,ishte i gabuar.Me xhip këtë herë kishin ardhur për tjetër gjë.

Me ardhjen e demokracisë, kishte ardhur ndryshimi edhe për Fejziun dhe për familjen e tij.Kishte ikur një herë e përgjithmonë ajo kohë e urryer ,ai regjim,që i mbushi burgjet me të dënuar dhe gropat me kufomat e të burgosurve.Fejziu, djali i studentit të dalluar të  Oksfordit,e priti me buzëqeshje atë ditë që hodhën monumentin e diktatorit,ku mori pjesë edhe ai vet,në krahë të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.Për Shqipërinë po agonte një  ditë e re!.