Besnik Alibali: Me minakërkues gjeta një kuti duhani prej floriri në vendin kur do ulej Enver Hoxha, shtanga

845
Sigal

DOSSIER/ Flet për “Telegraf”, ish oficeri madhor i xhenios, Besnik Alibali

Ai ka shërbyer si oficer në armën e xhenios rreth 23 vjet dhe kur ishte në kulmin e karrierës, botimi i një libri “Psikologjia dhe ushtari” të përkthyer nga rusishtja që u përpi nga studentët dhe pedagogët. Do të bëhej dhe feri i tij. Vetë Mehmet Shehu në qershor 1974 e dënoi këtë libër duke thënë të zhduket nga ushtria. Me këtë libër u lidh dhe dënimi i Beqirit pasi e cilësuan si përhapës të ideve borgjezo-revizionist, pasi e kishte lejuar botimin e tij pa lejen e partisë. Njëkohësisht me largimin nga radhët e ushtrisë atij i dënuan dhe dy vëllezër me nga 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, kur ishin ndër familjet më të lidhura me luftën dhe nga familjet më intelektuale të kohës pasi babai i tyre ka qenë oficer me gradën Major në regjimin e Zogut, të cilin e braktisi. Besniku ka pasur tre takime shumë të rëndësishme me Enver Hoxhën, takime të cilat ai i tregon me detaje dhe me një memorie të çuditshme.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf