Albert Ajnshtajn, protestoi vrasjen e albanologut Milan Shuflaj, në faqen e parë të “The New York Times”

1147
Si, sot, 87 vjet më parë, agjentët serbë vranë studiuesin dhe albanologun e madh kroat Milan Shuflay. Ata ia thyen kokën me vare, bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin Kodeksi Albanikus, Vëllimi i Tretë, një vepër madhore për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk është gjetur më.

Sipas të gjitha gjasave është shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së tij.

Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Ajnshtajn dhe Hajnrish Man (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Tomas Man), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.

Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kolona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931.

Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Ajnshtajnin dhe e letrës Hajnrish Man, vrasja makabre e albanologut kroat ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit.
Sigal